Të dhënat për muajin shkurt 2025 tregojnë se numri i përfituesve të pensionit të veteranëve të UÇK-së ka arritur në 37,161. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ky numër ka pësuar një rritje prej 211 personash, nga 36,950 që ishin në shkurt 2024.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, numri i përfituesve të pensionit të veteranit është rritur për 211 persona nga 36, 950 sa ishin në shkurt 2024.
Numri më i madh i përfituesve të pensionit të veteranëve është regjistruar në Komunën e Deçanit, me gjithsej 4,018 persona. Pasuar nga Komuna e Pejës me 3,809 dhe Komuna e Gjakovës me 3,365 përfitues. Komunat e tjera kanë numra më të ulët të përfituesve, ndërsa jashtë territorit të Kosovës janë regjistruar gjithsej 388 përfitues.
Po ashtu bëhet e ditur se në tri komuna: Zubin Potok, Mamushë dhe Graçanicë, ka vetëm nga një përfitues të pensionit të veteranit.
Sa i përket aspektit tw moshës, rreth gjysma e përgjithshëm të veteranëve janë të moshës midis 46 dhe 55 vjeç (17,630 persona), pasuar nga ata të moshës 56 deri 65 vjeç (10,251), ndërsa 4,971 janë mbi 65 vjeç. Po ashtu, 4,289 përfitues janë të moshës 36 deri 45 vjeç.
Për shumicën e përfituesve, mbi 90% ose 33,546 janë meshkuj, ndërsa 3,615 janë femra.
Në përputhje me kategorinë, 34,473 janë veteranë të UÇK-së, ndërsa 2,688 janë familjarë të veteranëve që përfitojnë pas vdekjes së të afërmit.