Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit”: Kundërshtohet ashpër shtrenjtimi i sërishëm i rrymës

22/03/2025 - 20:41
në Kryesore, Lajme
A A
“Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit”: Kundërshtohet ashpër shtrenjtimi i sërishëm i rrymës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 15%, duke e arsyetuar këtë vendim me ndikimet e inflacionit global dhe lëvizjet në tregun ndërkombëtar të energjisë. Vendimi nxiti një valë reagimesh, ku deputetë, analistë dhe ekspertë të fushës së energjisë kundërshtuan rritjen, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të papërballueshme për qytetarët.

Mbrëmjen e së premtes, kreu i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, deklaroi se, ndonëse çmimi i energjisë në Kosovë është rritur disa herë gjatë tre viteve të fundit, ai mbetet ende ndër më të ultët në rajon. Ai dha një shembull konkret: një konsumator që deri më tani paguante 50 euro për energjinë e shpenzuar, pas rritjes do të paguajë rreth 58 euro.

“Nëse një konsumator deri më sot ka paguar rreth 50 euro për energjinë e shpenzuar, pas rritjes së tarifave ai do të paguajë rreth 58 euro, pra minimalisht 8 euro më shumë. Ndërsa bizneset do të paguajnë tarifa të tjera.” – ka thënë Fejzullahu në T7.

“Goditja e parë, por jo e fundit”

Një nga zërat më kritikë ndaj rritjes së tarifave është njohësi i ekonomisë Shenoll Muharremi, i cili e lidh këtë vendim me keqmenaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

sipas tij, dështimi i KEK-ut për të prodhuar energji të mjaftueshme ka detyruar kompaninë KEDS të importojë “energji me vlerë 37 milionë euro më të lartë sesa niveli i lejuar nga ZRRE.”

“Si pasojë, pamundësia e KEK-ut për të prodhuar energjinë ka detyruar KEDS-in të importojë energji me vlerë 37 milionë euro më të lartë sesa niveli i lejuar nga ZRRE. KEDS po i bën presion ZRRE-së që të jetë më profesionale në parashikime, por në fakt, ZRRE-ja e ka parashikuar mirë situatën, KEK-u nuk ka gjeneruar aq sa ka planifikuar dhe i ka vendosur në pozitë të vështirë aktorët e tjerë në ekosistem.” – ka vlerësuar ai.

Ndërsa sipas deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, rritja e tarifave të energjisë do të ndikojë direkt në rritjen e çmimeve të produkteve bazë, si buka, qumështi dhe transporti.

“Rritja prej 15% e çmimt të energjisë për shpenzuesit komercial (bizneset) është drejtpërdrejtë kosto shtesë për të gjitha produktet dhe shërbimet e tyre. Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë. Pra, standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020.” – ka shkruar Bajrami ndër të tjera.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka kundërshtuar gjithashtu vendimin, duke paralajmëruar ndikime negative në sektorët kryesorë të ekonomisë, përfshirë prodhimin, eksportin dhe punësimin.

Ata kërkuan nga Qeveria pezullimin e menjëhershëm të rritjes së çmimit të energjisë dhe krijimin e mundësive më të mira për furnizim të qëndrueshëm dhe transparencë në treg.

“Të pezullojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë dhe të shqyrtojë mundësi të tjera për të siguruar stabilitet në sektorin energjetik. Të shtyjë për të paktën dy vit liberalizimin e tregut të energjisë, duke ofruar më shumë transparencë dhe mundësi për furnizim të qëndrueshëm për bizneset. Të krijojë një platformë të hapur për krahasimin e çmimeve nga furnizuesit, duke i dhënë mundësi bizneseve të marrin vendime të informuara. Të heqë kufizimin prej 200 kW për instalimin e paneleve solare, duke i lejuar bizneset të investojnë në burime të qëndrueshme të energjisë.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë

Arrestohet në Prishtinë një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
13/04/2026 - 09:30

Një person i gjinisë mashkullore, shtetas i Kosovës, është gjetur pa shenja jete në Graqanicë. Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse policore, ndërsa...

Më shumëDetails

Kriza vazhdon, çmimet e naftës rriten përsëri

Ulet çmimi i naftës
13/04/2026 - 09:11

Çmimet e naftës u rritën të dielën pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të vendosin një bllokadë në portet iraniane duke filluar nga e hëna. Çmimi i...

Më shumëDetails

Vetaksident i rëndë në Dobrushë, humb jetën një person

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
13/04/2026 - 08:40

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë, duke përfunduar me pasoja fatale për një person. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur në afërsi...

Më shumëDetails

SHBA-ja vendos bllokadë ndaj porteve iraniane, ndalet trafiku në Hormuz – Trump konfirmon bllokimin

Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
13/04/2026 - 08:26

Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se do të fillojë një bllokadë ndaj të gjitha porteve dhe zonave bregdetare të Iranit të hënën, duke zbutur zotimin e mëhershëm...

Më shumëDetails

Kurti uron Magyarin për fitoren në Hungari: Kosova mirëpret mbështetjen për vlerat e BE-së

Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
13/04/2026 - 08:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti ka shkruar se “Kosova...

Më shumëDetails

Bie pushteti 16-vjeçar i Orbanit – Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet historike në Hungari

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpër mes Orban e Magyar: ‘‘Moment kyç për vendin, BE’në e kontinentin evropian’’
13/04/2026 - 08:02

Lideri i partisë opozitare, Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari, ndërsa ish-kryeministri Viktor Orbán e ka uruar për fitoren në votimet e së dielës. Orban,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Policia konfirmon për Veriu.info, vdekjen e 48 vjeçarit që ra nga lartësia në Mitrovicë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • MINT-i publikon çmimet maksimale të derivateve, bie pak çmimi i naftës

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Skandal me kamera: AIP konstaton se ‘Mediteran Group’ grumbulloi kundërligjshëm të dhëna personale vizuele (Dokument)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë