Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritja e importit të energjisë, Shala kritikon qeverinë: Ky mentalitet duhet të largohet

16/11/2025 - 16:00
në Kryesore, Lajme
A A
Rritja e importit të energjisë, Shala kritikon qeverinë: Ky mentalitet duhet të largohet

Screenshot

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se nga viti 2019 deri në vitin 2025, Kosova ka shënuar një rritje të madhe të varësisë nga importi i energjisë elektrike. Ai thekson se shpenzimet për import janë rritur nga rreth 50 milionë euro në vitin 2019, në mbi 168 milionë euro në vitin 2024.

“Po ashtu, edhe sasia e energjisë së importuar është rritur dukshëm: nga 890 mijë MWh në vitin 2019 në mbi 1.3 milionë MWh në vitin 2024”, ka vijuar Shala.

Deputeti shpjegon se këto shifra nuk janë rastësi, por pasojë e performancës së dobët të prodhimit vendor, veçanërisht të termocentraleve të KEK-ut, të cilat përballen me rënie të njësive, riparime të zgjatura dhe efikasitet të ulët. Çdo mungesë në prodhim duhet mbuluar me import, shpesh me çmime të larta, duke krijuar hapësirë për përfitime të ndërmjetësve dhe tregtarëve.

Shala shton se barrën e paguajnë qytetarët përmes rritjes së tarifave të aprovuara nga ZRRE, dhe situata nuk ndodh pa koordinim institucional, me Qeverinë e Republikës së Kosovës si përgjegjëse direkte.

Ai thekson se sa më shpejt të largohet nga pushteti ky mentalitet që bllokon zhvillimin e projekteve të reja, aq më shpejt qytetarët do të kenë furnizim të qëndrueshëm, siguri energjetike dhe çmime të përballueshme.

Postimi i plotë:

Rritja e importit të energjisë, kosto që po bie mbi qytetarët

Nga viti 2019 deri në vitin 2025, Kosova ka parë një rritje të madhe të varësisë nga importi i energjisë elektrike. Shpenzimet për import janë rritur nga rreth 50 milionë euro në vitin 2019, në mbi 168 milionë euro në vitin 2024.

Po ashtu, edhe sasia e energjisë së importuar është rritur dukshëm: nga 890 mijë MWh në vitin 2019 në mbi 1.3 milionë MWh në vitin 2024.

Këto shifra nuk janë rastësi. Ato janë pasojë e performancës së dobët të prodhimit vendor, sidomos të termocentraleve të KEK-ut, të cilat vazhdimisht përballen me rënie të njësive, riparime të stërzgjatura dhe efikasitet të ulët.

Çdo mungesë në prodhim duhet mbuluar me import, shpesh me çmime të larta, duke krijuar hapësirë për përfitime të ndërmjetësve dhe tregtarëve.

Në fund, barrën e paguajnë qytetarët, përmes rritjes së tarifave të aprovuara nga ZRRE. Një situatë e tillë nuk ndodh pa koordinim institucional, me Qeverinë e Republikës së Kosovës si përgjegjëse direkte.

Kjo krizë e krijuar nga keqqeverisja aktuale e bën më të domosdoshme se kurrë:

– Investime të qëndrueshme në kapacitete të reja prodhuese
– Përmirësim të menaxhimit dhe llogaridhënies në KEK
– Zbatim të plotë të detyrimeve ligjore në planifikimin energjetik

Sepse siguria energjetike është themeli i stabilitetit ekonomik.

Sa më shpejt të largohet nga pushteti ky mentalitet që bllokon zhvillimin e projekteve të reja, aq më shpejt qytetarët do të kenë furnizim të qëndrueshëm, siguri energjetike dhe çmime të përballueshme.

JU REKOMANDOJMË

Kryeministrja japoneze: Vetëm Trump mund të arrijë paqen

Kryeministrja japoneze: Vetëm Trump mund të arrijë paqen
19/03/2026 - 18:37

Kryeministrja e Japonisë Takaichi thotë se është “vetëm” Trump ai që mund të arrijë paqe në të gjithë botën.Ajo shton se zhvillimi i armëve bërthamore nga Irani “nuk...

Më shumëDetails

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll

Italia ul taksën e karburanteve për të mbajtur çmimet nën kontroll
19/03/2026 - 18:17

Giorgia Meloni njoftoi uljen prej 25 centësh për litër të akcizës mbi benzinën, naftën dhe gazin e lëngshëm, në një masë të përkohshme 20-ditore për të mbajtur çmimet...

Më shumëDetails

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës

KFOR: S’kemi identifikuar dronë që mund të rrezikojnë sigurinë e Kosovës
19/03/2026 - 18:11

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se nuk ka identifikuar asnjë aktivitet të dronëve që mund të ndikojë në sigurinë e Kosovës. Lidhur me...

Më shumëDetails

“Le të shkojna në zgjedhje, ndahet shapi prej sheqerit”

Nasim Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Gjykatës së Hagës, lajmërohet nga atje
19/03/2026 - 17:31

Nasim Haradinaj ka folur për situatën politike në vend, në emisionin “Kosova Live” në T7 duke komentuar ngërçin aktual dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit, për të cilën...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Daut Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri
19/03/2026 - 17:12

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Albin Kurtit, ku ky i fundit tha “është e domosdoshme t’i inkorporojmë strukturat paralele serbe”. Haradinaj shtoi “shumë fullirant...

Më shumëDetails

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt
19/03/2026 - 16:50

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa dite në Vjenë ka marrë jetën e katër punëtorëve, tre prej tyre ishin shqiptarë, shkruan albinfo.at. Sipas raportimeve, mes viktimave...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë