Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritja e ndjeshme, këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

10/03/2026 - 12:42
në Lajme
A A
Edhe sot në Kosovë nafta 1.45 euro centë, nga java e ardhshme 1.80
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme ditëve të fundit. Përfaqësuesit e naftëtarëve të Kosovës thonë se situata e tensionuar në rajonin e Lindjes së Mesme dhe ngushtica e Hormuzit ndikojnë në tregjet globale, duke reflektuar edhe në çmimet lokale.

Çmimet që sot sillen përafërsisht në Kosovë janë: dizeli prej 1.40 euro deri në 1.60 euro, kurse benzina prej 1.27 euro deri në 1.39 euro, bëri të ditur për RTKlive Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Kosovës.

Berjani ka thënë se dje çmimi i furnizimit me shumicë ka qenë 1.53 euro.

Ai shtoi se çmimet e derivateve kanë qenë të qëndrueshme për tre muaj dhe nuk ka pasur lëvizje në bursë.

“Lufta në Iran, rritja e tensioneve dhe rreziku i ndërprerjes së prodhimit, si dhe ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë, mund të ndikojnë në tregjet globale. Çdo problem në këtë korridor reflektohet edhe te ne në Kosovë. Ku më parë kalonin qindra anije në ditë, tani nuk kalojnë më shumë se 4–5 në ditë dhe ato me rrezikshmëri të madhe”, theksoi Berjani.

Ai gjithashtu theksoi se qytetarët nuk kanë nevojë për panik, pasi derivate ka mjaftueshëm në Kosovë, dhe shpresohet se do të arrihet një marrëveshje paqeje që do të stabilizojë tregun e naftës në të gjithë botën. Sipas tij, qytetarët e Kosovës po furnizohen me çmime më të lira në rajon.

“Stabilizimi i tregut të naftës bëhet vetëm kur ndalet lufta. Ai gjithashtu varet nga vendimet ndërkombëtare, përfshirë rolin e presidentit Donald Trump”, theksoi Berjani.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit bëhet e ditur se institucionet po monitorojnë tregun e derivateve për të parandaluar çdo praktikë të padrejtë tregtare dhe për të mbrojtur konsumatorët. Sipas tyre, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ndërmarrë masa ndëshkuese në rast se konstatohet shkelje e ligjit.

Ndërkohë raportohet se çmimi i naftës ka shënuar rënie pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Iranin që të mos ndërhyjë në një nga rrugët më të rëndësishme të furnizimit global me energji.

Trump deklaroi se çdo përpjekje e Iranit për të penguar qarkullimin e naftës në Ngushtica e Hormuzit do të përballet me reagim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës në Ngushticën e Hormuzit, ata do të goditen nga SHBA-ja 20 herë më fort se sa janë goditur deri tani”, ka theksuar ai.

Në tregjet aziatike, çmimi i naftës së papërpunuar ra me rreth 6.5 për qind, duke zbritur nga 92.46 dollarë në 88.15 dollarë për fuçi.

Një ditë më parë, çmimi kishte arritur pothuajse 120 dollarë për fuçi për shkak të frikës se lufta mund të zgjasë, por u ul pasi Trump la të kuptohej se konflikti mund të përfundojë shpejt.

JU REKOMANDOJMË

Bllokoi rrugën me shufra metalike, 45-vjeçari përplaset me policinë – katër policë të lënduar

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
10/03/2026 - 13:25

Katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të Suharekës. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur...

Më shumëDetails

Syla: Bashkimi LDK-GUXO mund ta ndryshojë lojën politike, por duhet lidership për ta finalizuar

Syla: Zgjedhjet në Mitrovicë e Prishtinë vendimtare, Kurti të tjerat i konsideron të humbura
10/03/2026 - 13:05

Një bashkim i mundshëm ndërmjet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista GUXO po konsiderohet si një zhvillim potencialisht i suksesshëm nga komentatori dhe analisti politik Valon Syla,...

Më shumëDetails

Osmani tha se Kurti i ikte para ceremonisë me Trump në Davos/ Zbulohen prapaskenat e Bordit të Paqes

Osmani tha se Kurti i ikte para ceremonisë me Trump në Davos/ Zbulohen prapaskenat e Bordit të Paqes
10/03/2026 - 12:27

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ishin të dy në Davos të Zvicrës në janar por as nuk komunikuan përpara se Kosova të bëhej zyrtarisht pjesë e...

Më shumëDetails

VV e “nis” fushatën zgjedhore me diasporën: Fitore Pacolli mundohet ta kamuflojë kinse po shkon të ju tregojë në Londër për planifikim mjedisor

VV e “nis” fushatën zgjedhore me diasporën: Fitore Pacolli mundohet ta kamuflojë kinse po shkon të ju tregojë në Londër për planifikim mjedisor
10/03/2026 - 12:10

Ministrja Fitore Pacolli, ka paralajmëruar një takim me bashkatdhetarët në Londër, në kuadër të një bashkëbisedimi për zhvillimet politike në Kosovë dhe prioritetet në fushën e mjedisit dhe...

Më shumëDetails

Maqedonci: Objektivi ynë është anëtarësimi në NATO

Maqedonci: Ushtarakët e FSK-së, janë ndër më të motivuarit nga të gjitha ushtritë – e thonë edhe të tjerët
10/03/2026 - 11:55

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se objektivi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, që FSK të jap kontribut për paqen dhe stabilitetin. Ai kështu është shprehur...

Më shumëDetails

Pas Haxhi Avdylit edhe një dorëheqje godet GUXO-në

Pas Haxhi Avdylit edhe një dorëheqje godet GUXO-në
10/03/2026 - 11:39

Anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë Partia GUXO, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se ka vendosur të pezullojë për një kohë të pacaktuar aktivitetin e tij politik brenda kësaj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    Ekskluzive: Pas Avdylit, edhe një deputete pritet të japë dorëheqje nga GUXO

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    307 Shpërndaje
    Shpërndaje 123 Tweet 77
  • “Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për shpërndarjen e Kuvendit

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Largimi i Haxhi Avdylit, vjen reagimi nga GUXO

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • VV reagon pas masës së përkohshme të Kushtetueses ndaj dekretit të Osmanit, ja çka thotë

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë