Kaçaniku të shtunën shënoi një kapitull të ri në zhvillimin e tij tregtar.
Për herë të parë, rrjeti i njohur Comodita Home nga Devolli Corporation hapi dyert në këtë qytet, duke sjellë jo vetëm një dyqan të ri, por edhe një standard të ri të blerjes dhe shërbimit për qytetarët.
Stafi i Comodita-s thanë se Kaçaniku ka qenë prej kohësh pjesë e planeve të zgjerimit, duke parë potencialin dhe interesimin e qytetarëve për produkte cilësore dhe shërbime moderne.
“Viti 2026 ka filluar mirë edhe mbar pas zgjerimit të hapësirës në Peje, po e hapim edhe dyqanin e ri në qytezën e Kaçanikut. Është pika jonë e parë në këtë qytet sepse donim me iu ardhë klientëve tanë, sa më afër shtëpive që të furnizohen me produktet e tona”, tha Mustafë Potera, menaxher regjional.
Dyqani i ri është konceptuar sipas standardeve bashkëkohore, me hapësira funksionale dhe një organizim që synon t’iu ofrojë konsumatorëve një përvojë të lehtë, praktike dhe të besueshme blerjeje.
“Kjo nuk do të jetë pika e fundit, do të hapim dyqane edhe në qytete të tjera ku nuk jemi prezent, e aty ku jemi prezent do të hapim dyqane të reja e me hapësira më të mëdha, sepse jemi duke u zgjeruar, edhe me asortimente të produkteve shtëpiake, prej kornizave të shtratit e deri te krejt produktet e tjera shtëpiake”, theksoi më tej Potera.
Në ditën e parë të hapjes, interesimi i qytetarëve ka qenë i madh. Shumë prej tyre kanë shfrytëzuar edhe çmimet e favorshme dhe përfitimet e ofruara enkas për këtë rast.
Hapja është pritur pozitivisht edhe nga konsumatorët kaçanikas, të cilët shprehen se prania e Comodita-s do t’ua lehtësojë përditshmërinë në produktet shtëpiakë në të cilat gjejnë cilësinë e garantuar.
Nga Comodita Home, ky dyqan është i 112-ti me radhë në të gjithë rajonin, duke dëshmuar vazhdimisht zgjerimin dhe pozicionin e fortë të këtij rrjeti në treg. /Klankosova.tv














