Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrritja e kamatave për kredi – ekspertët përmendin politikat e BQK, inflacionin dhe krizën institucionale si arsye

27/09/2025 - 13:26
në Ekonomi, Lajme
A A
Rrritja e kamatave për kredi – ekspertët përmendin politikat e BQK, inflacionin dhe krizën institucionale si arsye
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Normat e interesit në bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme nga muaji i kaluar, duke rënduar buxhetet familjare dhe planet investuese të bizneseve, shkruan Radio Evropa e Lirë

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, duke u paraqitur si klientë të interesuar, testuan tregun bankar në fund të gushtit.

Dallimi ishte i dukshëm: disa banka ofruan kredi me norma interesi mbi 7%, njëra 8% – nga rreth 6% sa ishin më parë – ndërsa për bizneset normat ngjiteshin mbi 10%.

Punonjësit bankarë dhanë përgjigje të ngjashme: “Kamatat janë rritur shumë”, por askush nuk dha një shpjegim të qartë pse.

Në pyetjet drejtuar disa bankave për këtë çështje – përfshirë Raiffeisen, BKT, ProCredit, NLB, TEB dhe BPB – Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje.

Por, rritjen e konfirmon Banka Qendrore e Kosovës (BQK), edhe pse me shifra më të ulëta nga sa e paraqesin bankat.

Sipas të dhënave të BQK-së, dërguar REL-it, norma mesatare e interesit në kredi në korrik të vitit 2025 ishte 6.38%, nga 6.17% një vit më parë.

Sipas punonjësve bankarë, rritja faktike nisi nga gushti e këndej.

Faktorët që ndikuan në rritjen e kamatave
Ekspertët financiarë thonë se rritja e normave të interesit lidhet kryesisht me tre faktorë: politikat e Bankës Qendrore të Kosovës, inflacionin dhe krizën institucionale.

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, shpjegon se një ndikim të madh ka pasur rritja e rezervave të detyrueshme që bankat duhet t’i mbajnë.

Derisa më parë bankat mbanin kapital prej 8% deri në 12% të aseteve të rrezikuara, nga qershori i këtij viti BQK-ja e ka rritur këtë normë në 10% deri në 14%.

Kjo do të thotë se për çdo kredi të dhënë, bankat duhet të mbajnë më shumë kapital rezervë. Dhe, për ta kompensuar këtë “bllokim kapitali”, bankat shpesh rrisin normat e interesit ndaj klientëve, thotë Mehmeti.

“Për shembull, nëse një bankë jep kredi prej 100 milionë eurosh, më parë duhej të mbante tetë milionë euro kapital, ndërsa tani janë dhjetë milionë – dy milionë euro më shumë të bllokuara që nuk mund të përdoren për kredi të reja”, shpjegon Mehmeti, themelues i Institutit Hulumtues për Ekonomi dhe Financa, për Radion Evropa e Lirë.

Kjo çështje ishte e rregulluar me Rregulloren për Adekuatshmërinë e Kapitalit të Bankave, të vitit 2015, që përcaktonte mbajtjen e kapitalit nga 8% deri në 12% të totalit të aseteve të rrezikuara.

Por, BQK-ja konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka vendosur një shtesë prej 2% mbi asetet me rrezik.

Ky vendim u mor vitin e kaluar, por zbatimi i tij nisi në qershor dhe synon “të forcojë qëndrueshmërinë e sektorit financiar në Kosovë”.

Mehmeti thotë se një tjetër arsye për rritjen e normave të interesit është edhe rritja e inflacionit.

Në gusht të këtij viti, inflacioni arriti në 4.5%, krahasuar me 1.4% në gusht të vitit të kaluar.

“Kur çmimet rriten, paraja humb vlerë”, thotë Mehmeti dhe, për t’u mbrojtur nga kjo humbje, bankat rrisin normat e interesit.

“Inflacioni i lartë rrit rrezikun që qytetarët të mos përballojnë pagesat e kredive, pasi shpenzimet e përditshme janë më të larta. Kjo i shtyn bankat të kërkojnë një prim më të madh për rrezikun, duke çuar në kamata më të larta”, shton Mehmeti.

Përveç faktorëve ekonomikë, profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se në rritjen e normave të interesit ka ndikuar edhe kriza politike.

Kosova, tash e sa muaj, është me Qeveri në detyrë dhe pa Kuvend të konstituuar plotësisht.

Bektashi thotë se mosmarrja e donacioneve apo kredive ndërkombëtare, që kërkojnë miratim me dy të tretat e votave në Kuvend, ka zvogëluar qarkullimin e euros në treg.

“Mungesa e parasë ul ofertën dhe rrit kërkesën për kredi, duke shtyrë bankat t’i rrisin kamatat”, shpjegon Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Për shkak të bllokadës institucionale, tetë marrëveshje ndërkombëtare për financime dhe kredi me Bashkimin Evropian, të publikuara vitin e kaluar në faqen zyrtare të Kuvendit, nuk janë miratuar ende.

Si për Mehmetin, ashtu edhe për Bektashin, situata është interesante për tregun bankar, pasi normat e interesit për kredi po rriten, ndërsa ato për depozita më ngadalë.

Bektashi thotë se ulja e normave të interesit për kredi mund të arrihet përmes rritjes së konkurrencës.

“Të licencohen banka të reja që të hyjnë në tregun e vendit, në mënyrë që t’i detyrojnë bankat ekzistuese t’i ulin normat e interesit”, thotë Bektashi, duke shtuar se fitimet e bankave, aktualisht, janë të larta.

Bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit dhe të depozitave, duke u bazuar në politikat e tyre afariste, dhe BQK-ja nuk ka të drejtë të ndërhyjë direkt te to.

Sipas BQK-së, tregu bankar funksionon si një treg i lirë, ku kushtet e tregut përcaktojnë koston e fondeve dhe të kredive.

Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale, ndërsa funksionojnë edhe nëntë institucione mikrofinanciare që ofrojnë kredi për qytetarët. Megjithëse kushtet e këtyre të fundit janë më të lehta, normat e interesit që aplikojnë janë dukshëm më të larta, rreth 20 për qind.

JU REKOMANDOJMË

“5-10 mijë Euro për patent shofer”, ish-zyrtarja policore rrëfen për torturat, presionin psikologjik e vendimet e kundërligjshme brenda Policisë
Lajme

“5-10 mijë Euro për patent shofer”, ish-zyrtarja policore rrëfen për torturat, presionin psikologjik e vendimet e kundërligjshme brenda Policisë

29/09/2025 - 20:31
Njohja e pasaportës së Kosovës i nxjerr telashe ministrit të jashtëm spanjoll
Lajme

Nga 12 tetori sistem i ri, hyrje e dalje nga BE pa vula në pasaportë

29/09/2025 - 20:12
Reagon vajza e Salih Mustafës: Babai im nuk do t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria
Kryesore

Reagon vajza e Salih Mustafës: Babai im nuk do t’i paguaj viktimat e fabrikuara nga prokuroria

29/09/2025 - 19:51
Muhaxheri kritika Kurtit: M’çuditi, e kish lëshu flamurin – s’pe lyp më Çakorrin
Lajme

Muhaxheri kritika Kurtit: M’çuditi, e kish lëshu flamurin – s’pe lyp më Çakorrin

29/09/2025 - 19:46
Totaj mundohet t’i merr me të mirë pensionistët, iu premton transport urban dhe barna falas!
Lajme

Totaj mundohet t’i merr me të mirë pensionistët, iu premton transport urban dhe barna falas!

29/09/2025 - 19:23
Dronë e automjete të blinduara – prej cilave shtete ka blerë armatim Kosova gjatë viteve të fundit?
Lajme

Dronë e automjete të blinduara – prej cilave shtete ka blerë armatim Kosova gjatë viteve të fundit?

29/09/2025 - 19:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt

    “Qeveri më të poshtër s’ka me pasë Kosova” – Supremja pranon ankesën e PDK-së, refuzon të VV-së

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është i dyshuari për aksidentin e rëndë me fatalitet në Suharekë, në veturë kishte shishe birre

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Personi që ra në bunar në Lybeniq është nga ky fshat i Gjakovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mediat në Shqipëri raportojnë se është arrestuar mjeku psikiatër nga Kosova – përndiqte moderatoren e sportit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Video-incizim: I dyshuari për fajde Tahir Gerbeshi sfidon shtetin – fyen rëndë Policinë

    738 Shpërndaje
    Shpërndaje 295 Tweet 185

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë