Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka risjellur në vëmendje thirrjet e aktivistëve dhe zyrtarëve të Vetëvendosjes, të cilët shpesh i drejtohen Albin Kurtit me shprehjen “Albin baba”.
Ky reagim i saj vjen pas deklaratave të Kurtit në një takim me gratë e VV-së.
“Ata që kanë si melodi për veshë britmen “Albin baba” ankohen për patriarkalitet te partitë e tjera” – ka shkruar ajo në Facebook.
Ndërkohë, Kurti më herët tha:
“Të nderuara delegate, më duhet të flas edhe për situatën politike në të cilën ndodhemi. Sepse kjo situatë reflekton përballjen me struktura hierarkike, patriarkale, të prapambetura. Përderisa ne si Qeveri angazhohemi për ditë qe grave t’ju besohen pozita të ndryshme udhëheqëse, deputetët e opozitës nuk po e bëjnë këtë në Kuvend.
Jo më larg se para dy ditëve, në mbledhjen e Qeverisë, emëruam tri gratë në pozita të larta drejtuese. Lufta kundër kryetarës së GVV-së, Albulena Haxhiu nuk është vetëm përplasje politike a partiake, por edhe përballje gjinore. Refuzimi për ta votuar atë si kryeaprlamentare tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme që sfidojnë”.