Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka pretenduar se disa ambasadorë po ndërhyjnë në Gjykatën Kushtetuese.
Rustemi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka “lutur disa ambasadorë” që të mos e shkatërrojnë Kushtetuesen me vizita, takime e, siç tha ai, ndërhyrje, shkruan Insajderi.
“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, ka thënë ai.
Deklarata e tij vjen në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.














