Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrustemi: Opozita po bllokon konstituimin e Kuvendit, NISMA partner potencial në krijimin e një koalicioni qeverisës

25/08/2025 - 16:59
në Kryesore, Lajme
A A
Rrustemi: Opozita po bllokon konstituimin e Kuvendit, NISMA partner potencial në krijimin e një koalicioni qeverisës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, po akuzon partitë ish-opozitare për bllokim të konstituimit të Kuvendit. Sipas tij, një gjë e tillë u dëshmua edhe në seancën e fundit konstituive, ku u propozua për kryetar të Kuvendit, deputeti Dimal Basha, i cili s’ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar Kurti II, mirëpo përsëri nuk mori votat e nevojshme, përkundër faktit që PDK kishte premtuar vota për secilin deputet të LVV-së që s’është anëtar i kabinetit qeveritar në detyrë.

Një ditë para seancës së radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë, Rrustemi nuk tregon se kë do të propozojnë LVV për kryetar të Kuvendit, por akuzon PDK-në se po synon t’i vijE radha për të formuar qeverinë me Listën Serbe.

Kosova nuk ka formuar institucionet e reja edhe pas më shumë se gjashtë muaj nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Partitë parlamentare assesi nuk po munden të zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët për të konstituuar legjislaturën e nëntë, përkundër edhe dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Mirëpo, Rrustemi thotë për KosovaPress, se ngërçi në Kuvend mund të vazhdojë edhe nëse votohet për kryetarin e Kuvendit. Ai e sheh problematike edhe zgjedhjen e nënkryetarëve, veçanërisht nga radhët e Listës Serbe, ku ai bën thirrje që të mos votohet propozimi i tyre, por deputeti tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.

“Për ne ka qenë e qartë që opozita, veçanërisht PDK, ose më saktë, e udhëhequr nga PDK e pasuar nga LDK, e ka pasur plan strategjik veprimi bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja. Çështje tjetër është që për nevoja të justifikimit në publik kanë përdorur diskurs të caktuar, por dita e djeshme hoqi të gjitha maskat dhe zbuloi edhe planin e opozitës para qytetarëve. Thjesht, ata duan ta bllokojnë Vetëvendosjen nëpërmjet bllokimit të konstituimit të Kuvendit dhe nëpërmjet bllokimit të shtetit të Kosovës. Ndërkohë që nuk duan as zgjedhje, domethënë nuk duan të kalojmë në fazën e dytë që është zgjedhja e Qeverisë, dhe njëkohësisht nuk duan zgjedhje të reja. Prandaj po e mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Kanë thënë vazhdimisht: ‘Ndërroni kandidatin’. Dyqind ditë e kanë mbajtur peng Kosovën me këtë kërkesë. Kur ne e ndërruam kandidatin, ata përsëri votuan kundër. Më pas thanë se nuk duhet të jetë ministër, por deputet. Kur ne propozuam deputetë, ata përsëri votuan kundër. Domethënë, ata thjesht po kërkojnë pretekste për të justifikuar veprimin e tyre bllokues”, thekson Rrustemi.

Duke folur për seancën e nesërme, Rrustemi thotë se i përket Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të bëjë propozimin e radhës për kryetar të Kuvendit. Ai thekson se nëse ish-opozita tenton të diktojë partisë së parë në zgjedhje emrin për kryetar të Kuvendit, atëherë është legjitime që edhe LVV-ja të diktojë emrat për nënkryetarët e Kuvendit që i përkasin atyre.

“Nëse opozita tenton të diktojë emrin për kryetar të Kuvendit që i përket ekskluzivisht fituesit të zgjedhjeve, pastaj është legjitime të presim që edhe fituesi i zgjedhjeve të diktojë emrat për nënkryetarët e Kuvendit që i përkasin opozitës. Prandaj, do duhej të ruanim parimin e përfaqësimit: secila palë vendos vetë se kush e përfaqëson më së miri në këto rrethana. Po, unë pres vështirësi edhe nëse tejkalohet eventualisht zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për sa i përket konstituimit të plotë të tij, sepse është cenuar parimi dhe opozita vazhdon të bllokojë. Besoj që kjo do të reflektohet edhe në faza tjera. Po ashtu, si zgjatim i argumentimit tonë politik, ashtu siç po e kontestojmë në KQZ, ne besojmë që deputetët e Kuvendit të Kosovës – pozitë dhe opozitë – duhet të bëhen bashkë për të kundërshtuar zgjedhjen eventuale të nënkryetarit nga komuniteti serb i propozuar nga Lista Serbe dhe duhet të insistojnë që këtë pozitë ta marrë një deputet tjetër nga komuniteti serb, që në këtë rast është zoti Rashiq. U bëjmë thirrje deputetëve të opozitës që të mos votojnë propozimin e Listës Serbe për nënkryetar, por bashkërisht t’i japim mundësinë një deputeti serb që e njeh shtetin e Kosovës dhe vepron në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, deklaron Rrustemi.

Megjithatë, Rrustemi thotë se janë të gatshëm për formimin e qeverisë në momentin kur të rrjedh afati 15-ditor për konstituimin e Kuvendit.

Në lidhje me krijimin e shumicës parlamentare, ai deklaron se Nisma Socialdemokrate është partner potencial për bashkëqeverisje.

“Në raport me Nismën Socialdemokrate, ne kemi dhënë vazhdimisht dhe vazhdojmë të kemi të njëjtin qëndrim: jemi për të bashkëpunuar në qeverisje. I shohim si partner potencial në krijimin e një koalicioni qeverisës për këtë mandat. Natyrisht, konstituimi i Kuvendit prodhon dinamika të reja – politike dhe kushtetuese. Është shumë me rëndësi të mos bllokohet Kuvendi në një fazë të tillë, kur nuk ka strategji ose mekanizma të qartë zhbllokues pas konstituimit”, thekson Rrustemi.

Sipas ish-deputetit të LVV-së, PDK-ja është në koordinim me Listën Serbe dhe po llogarit në votat e tyre për formimin e qeverisë në rast se atyre u vjen radha.

Mirëpo, një gjë të tillë e kanë mohuar vazhdimisht nga PDK-ja, duke thënë se, nëse formohet qeveria nga partitë e ish-opozitës, nuk do të llogarisin në votat e deputetëve nga Lista Serbe.

“Është e dukshme që opozita, e veçanërisht PDK-ja, është në koordinim të plotë me Listën Serbe. Ajo po llogarit në votat e tyre, jo vetëm për të bllokuar, por edhe për të ndërtuar një qeveri të mundshme të drejtuar nga opozita bashkë me Listën Serbe. Unë jam i bindur që plani i PDK-së – sepse ajo po e dikton kursin e opozitës – është që ta bllokojë Vetëvendosjen në konstituimin e Kuvendit dhe, eventualisht, të sigurojë votat e Listës Serbe për të ndërtuar një qeveri të pakicës. Kjo do të ishte rikthimi i rolit vendimtar të Listës Serbe në institucionet qendrore të Kosovës, një rol që ishte eliminuar nga viti 2021. Dhe kjo do të thotë edhe një rikthim i ndikimit të Vuçiqit në Kuvendin e Kosovës”, përfundon Rrustemi.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku përcaktohet se LVV-ja si partia e parë në zgjedhje ka të drejtë të propozojë të njëjtin emër për kryetar të Kuvendit vetëm tri herë, kjo parti, krahas propozimit të kahershëm të deputetes Albulena Haxhiu, ka propozuar edhe deputetët Donika Gërvalla, Hekuran Murati dhe Arbërie Nagavci, të gjithë anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë, por asnjëri nuk mori 61 votat e nevojshme për këtë post.

LVV-ja propozoi edhe deputetin Dimal Basha, i cili s’është anëtar i qeverisë në detyrë, por as ai nuk mori 61 votat e nevojshme.

Seanca konstituive do të vazhdojë të martën nga ora 11:00.

JU REKOMANDOJMË

Shefi i kabinetit të Alban Hysenit rrah keq një të moshuar në Gjilan, e lëndon në kokë
Lajme

Shefi i kabinetit të Alban Hysenit rrah keq një të moshuar në Gjilan, e lëndon në kokë

25/08/2025 - 22:58
Trump jep lajmin e madh: Lufta në Gaza mund të përfundojë në 2-3 javët e ardhshme
Lajme

Trump jep lajmin e madh: Lufta në Gaza mund të përfundojë në 2-3 javët e ardhshme

25/08/2025 - 22:50
E kishte quajtur figurë të botës së krimit, Gervalla tash tregon çka mendon për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Kryesore

E kishte quajtur figurë të botës së krimit, Gervalla tash tregon çka mendon për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale

25/08/2025 - 22:38
KRPP lejon shefin e prokurimit të Gjinit të vazhdojë punën: OSHP kërkoi heqjen e licencës, u dha vetëm një vërejtje
Lajme

KRPP lejon shefin e prokurimit të Gjinit të vazhdojë punën: OSHP kërkoi heqjen e licencës, u dha vetëm një vërejtje

25/08/2025 - 22:31
Ramabaja e justifikon veprimin e menaxhmentit të RTK-së ndaj moderatorëve: I vonuar por i përgëzoj për këtë veprim
Lajme

Ramabaja e justifikon veprimin e menaxhmentit të RTK-së ndaj moderatorëve: I vonuar por i përgëzoj për këtë veprim

25/08/2025 - 22:21
Donika Gërvalla mohon aferat korruptive, e mbron edhe Martin Berishajn
Lajme

Donika Gërvalla mohon aferat korruptive, e mbron edhe Martin Berishajn

25/08/2025 - 22:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Biznesmeni mitrovicas shpreh interesim të ndërtojë me mjete vetanake edhe një urë të re për vetura mbi lumin Ibër që lidh jugun me veriun

    Biznesmeni mitrovicas shpreh interesim të ndërtojë me mjete vetanake edhe një urë të re për vetura mbi lumin Ibër që lidh jugun me veriun

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Thirrje për rezistencë në veri të Mitrovicës (Foto)

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • PDK-ja e voton Dimal Bashën për kryetar Kuvendi, thotë Çitaku – “Veç deshëm të dimë a e kanë seriozisht”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pas hapjes së urave të reja, eksperti i sigurisë paralajmëron përshkallëzim të situatës në Mitrovicë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë