Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rubin pas dëshmisë: Shpresoj ta takoj Thaçin së shpejti pasi të lirohet, në gjykatë ishte plot dinjitet

20/09/2025 - 22:02
në Kryesore, Lajme
A A
Rubin pas dëshmisë: Shpresoj ta takoj Thaçin së shpejti pasi të lirohet, në gjykatë ishte plot dinjitet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Ndihmër Sekretari Amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili së fundi dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, në një intervistë në Klan Kosova, ka ndarë detaje mbi dëshminë e tij, teksa tha se shpreson që Thaçi të lirohet ssa më shpejt dhe “t’i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit”.

Rubin tregoi se prej pesë vitesh nuk e kishte parë Thaçin dhe se në sallën e gjyqit nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë, madje as një shikim. Ai tha se i ishte kërkuar të mos kishte asnjë kontakt jashtë procesit të dëshmisë.

“Nuk e kam ish-presidentin Thaçi që prej 5 viteve. E kam parë në gjykatore dhe ishte plot dinjitet dhe s’kemi shkëmbyer asnjë fjalë dhe as nuk e kemi shikuar njëri-tjetrin, por e kisha në mendje gjatë gjithë kohës së dhënies së dëshmisë sime”.

Avokatët e tij, gjyqtarët ma kanë bërë shumë të qartë që nuk donin që unë të flisja me askënd për sa i përket dëshmisë gjatë kohës sa isha aty. Kjo është diçka e zakonshme”, tha Rubin në “Jehona politike” në Klan Kosova.

Duke folur për akuzat që rëndojnë mbi Thaçin, Rubin i cilësoi ato si të padrejta, të pabazuar duke ritheksuar se “nuk kishte zinxhir vertikal komandues në kuadër të UÇK-së që do t’ia mundësonte atij [Thaçit] të jepte urdhra apo të merrte vendime.”

“Akuzat kundër tij janë të rreme për dy arsye kryesore. E para nuk kishte zinxhir vertikal komandues në kuadër të UÇK-së që do t’ia mundësonte atij të jepte urdhra apo të merrte vendime. Edhe në atë masë që kishte zinxhir vertikal komandues udhëhiqej nga një njeri që quhej Gjeneral Çeku.” – tha ai.

“Nuk mendoj që ideja që kishte urdhra nga majat për çfarëdo gjëje është reale. Nëse besoni në këtë, është e gabuar. Nuk ishte Thaçi, por ishte Gjeneral Ceku apo komandantët e tjerë.” – shtoi ai.

Rubin tha se shpreson që së shpejti Thaçi të lirohet nga burgu, në mënyrë që të kenë mundësinë të takohen sërish.

“Vërtetë shpresoj ta shoh së shpejti pasi të lirohet nga burgu, shpresoj që të jemi në gjendje t’ia shtrëngojmë njëri-tjetrit dhe do të më vije shumë mirë që më është dhënë mundësia të ndihmoja në këtë kapitull të tmerrshëm në historinë politike të Kosovës.” – tha Rubin.

JU REKOMANDOJMË

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria
18/03/2026 - 10:39

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me bastisjen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), e cila u zhvillua në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me...

Më shumëDetails

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë
18/03/2026 - 10:29

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi në Vjenë pasditen e së martës. Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref...

Më shumëDetails

Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
18/03/2026 - 10:26

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Vjenë, ku në një punishte humben jetën tre shtetas të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi, Kurti u ka shprehur...

Më shumëDetails

“Tre persona janë shoqëruar në polici” – detaje nga aksioni i Policisë në ARBK

“Tre persona janë shoqëruar në polici” – detaje nga aksioni i Policisë në ARBK
18/03/2026 - 10:14

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zbarkuar sot në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK). Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një numër i madh i zyrtarëve policorë...

Më shumëDetails

Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
18/03/2026 - 10:01

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.  Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq...

Më shumëDetails

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk lejohet të lëvizin

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk lejohet të lëvizin
18/03/2026 - 09:56

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkuar në Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë