Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rubin: Thaçit i besuam, i thashë ‘Hashim, ne luftuam për ty, do të dilnim shumë keq nëse ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë’

16/09/2025 - 14:10
në Lajme
A A
Rubin: Thaçit i besuam, i thashë ‘Hashim, ne luftuam për ty, do të dilnim shumë keq nëse ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rubin: Thaçit i besuam, i thashë ‘Hashim, ne luftuam për ty, do të dilnim shumë keq nëse ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë’

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, tha se i kishin besuar atij shumë.

“I kam besuar gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve, sepse ai tregoi që fjalët që thoshte i përkthente në veprime”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gjykatësit.

Rubin u pyet nëse kishte folur me Thaçin gjatë dhe në fund të luftës për akuzat ndaj tij për krime lufte.

“A i keni diskutuar këto akuza me zotin Thaçi, qoftë në Rambuje apo në Paris më vonë?”, ishte pyetja e gjykatësit.

“Për t’u përgjigjur më saktësisht, as në Rambuje, as në Paris, por më vonë”, tha Rubin.

Diplomati amerikan me përvojë tha se i ishte dhënë më pas mundësia që t’i diskutonte akuzat me të “më gjerësisht”.

“Më dërguan në Kosovë për të të rajtuar një kërcënim urgjent në Luginë të Preshevës”, tregoi Rubin, duke folur për vitin 1999.

Sekretarja e atëhershme e Shtetit, Medeleine Albright kishte kërkuar nga udhëheqësit e UÇK-së tolerancë dhe moshakmarrje, tregoi ai.

Rubin citoi pjesë nga biseda e tij e atëhershme me Thaçin.

“Kur kam shkuar vetë, pastaj…. Në fund të pranverës apo në vjeshtë të ’99-tës ia kam përmendur këto saktësisht. I kam thënë ‘Hashim, ne kemi shkuar në betejë për ty, kemi luftuar për ty, kemi vënë besueshmërinë tonë në rrezik për këtë gjë dhe ne do të dilnim shumë shumë keq nëse ju ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë serbët’. Dhe i thashë këto gjëra edhe publikisht, edhe në ambientet private. Dhe pranova se ne nuk do të ishim më në gjendje ta ndihmojmë, ta mbështesnim në kauzën e tij nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Ai më siguroi se do të bënte gjithçka që ishte në mundësitë e tij (deklarata publike, përpjekje për t’u takuar, etj.) që kjo të mos ndodhte”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Gjergj Dedaj: “Turpi ka emër dhe mbiemër – LVV e Albin Kurtit”
Lajme

Dedaj: Gjykimi në Hagë, padrejtësi e shekullit XXI

16/09/2025 - 16:17
Rubin për Thaçin: Ishte e qartë që kishte epror diku
Lajme

Rubin për Thaçin: Ishte e qartë që kishte epror diku

16/09/2025 - 16:14
“Shqipet e Kosovës dhe Maqedonisë ndotin bregdetin e Shqipërisë”, Tahiri i reagon Ramës
Lajme

Tahiri: Pushtetarët aktual s`kanë bërë asgjë për vendin, tani po e dëmtojnë shtetin dhe aleancën me ShBA-në

16/09/2025 - 16:09
Telefonata e Bill Clinton me Hashim Thaçin, Rubin tregon se sa “mbresëlënëse” ishte për presidentin
Kryesore

Telefonata e Bill Clinton me Hashim Thaçin, Rubin tregon se sa “mbresëlënëse” ishte për presidentin

16/09/2025 - 16:06
James Rubin: E dija që Hill do të bënte komente negative për Thaçin te delegacioni amerikan
Lajme

James Rubin: E dija që Hill do të bënte komente negative për Thaçin te delegacioni amerikan

16/09/2025 - 15:52
Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun, fajësohet për krizën e komunitetit
Lajme

Lista Serbe në garë për të rimarrë veriun, fajësohet për krizën e komunitetit

16/09/2025 - 15:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë