Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, ku edhe kanë rënë dakord për kontakte të rregullta për t’u përgatitur për një takim midis presidentit amerikan Donald Trump, dhe atij rus Vladimir Putin.
Reutersraporton se biseda telefonike u zhvillua me iniciativën e palës amerikane.
“Të dy palët shprehën vullnetin e tyre të ndërsjellë për të bashkëvepruar në çështjet urgjente ndërkombëtare, duke përfshirë zgjidhjen rreth Ukrainës, situatën rreth Palestinës dhe në përgjithësi në Lindjen e Mesme dhe drejtime të tjera rajonale”, tha ministria në një deklaratë.
“Sergei Lavrov dhe Marco Rubio riafirmuan gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku për të rivendosur dialogun ndërshtetëror të respektueshëm reciprok në përputhje me tonin e vendosur nga presidentët.”
Trump dhe Putin folën për më shumë se një orë të mërkurën, kontakti i parë i njohur i drejtpërdrejtë midis presidentëve amerikanë dhe rus që kur Putin pati një telefonatë me Joe Biden pak përpara se të urdhëronte dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në shkurt 2022.