Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ruhet me çadër anti-plumb”, avokati e sheh si jo normale rrethimin e Kurtit me truproje: Është një alarm

25/04/2025 - 09:54
në Kryesore, Lajme
A A
“Ruhet me çadër anti-plumb”, avokati e sheh si jo normale rrethimin e Kurtit me truproje: Është një alarm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Arianit Koci i ka komentuar imazhet e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili nga ndërtesa e Kuvendit te zyra e tij në qeveri shkon i rrethuar me disa truproja.

Ai ka vlerësuar se numri i madh e truprojave, të cilat janë të pajisura edhe me çadër anti-plumb, është jo normale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se ky është një alarm.

“Mbrohet me çadër lufte… dhe atë në qendër të Prishtinës! Nuk është normale. Një Kryeministër që ruhet me çadër anti-plumb. Me mburojë balistike. Me më shumë trupa sigurie se sa një president në gjendje lufte. Kjo foto nuk është vetëm një imazh – është një alarm. A është ai i rrezikuar? A ka ndonjë kërcënim real për jetën e tij që ne nuk e dimë? Apo jemi si shtet në një situatë të rëndë sigurie, që po fshihet nga publiku? Sepse kështu, askush para tij nuk është ruajtur. Unë personalisht brengosem për sigurinë e tij. Nuk i dëshiroj asgjë të keqe”, ka shkruar Koci, duke shtuar se institucionet duhet të tregojnë nëse kryeministri është i rrezikuar.

“Ai është Kryeministër i Kosovës dhe siguria e tij është interes i përbashkët – edhe njerëzor, edhe shtetëror. Por nëse Kosova ka hyrë në fazë ku lideri i saj ruhet me pajisje lufte – atëherë populli ka të drejtë të dijë: A jemi të sigurt? A është siguria publike në nivelin e duhur? Një shtet që fsheh rrezikun – e jo që e përballon atë bashkë me popullin – nuk është në rrugë të mirë”, ka shkruar Koci.

JU REKOMANDOJMË

Nis votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës
Lajme

Në sa komuna ka përfunduar numërimi i votave dhe në sa të tjera vazhdon nesër? Flasin nga KQZ’ja

31/12/2025 - 16:39
“Prezencë mininale e mungesë përshendetjesh”, përkrahësi i VV-së nga mërgata i zhgënjyer me kandidatët për deputet në festën e fitores
Lajme

“Prezencë mininale e mungesë përshendetjesh”, përkrahësi i VV-së nga mërgata i zhgënjyer me kandidatët për deputet në festën e fitores

31/12/2025 - 16:22
Ku dhe çka eksportoi Kosova më shumë gjatë vitit 2025
Kryesore

Ku dhe çka eksportoi Kosova më shumë gjatë vitit 2025

31/12/2025 - 16:17
Matja e organizatës gjermane: 72% e të rinjve kosovarë e shohin të ardhmen jashtë vendit
Lajme

Matja e organizatës gjermane: 72% e të rinjve kosovarë e shohin të ardhmen jashtë vendit

31/12/2025 - 15:52
“Ne nuk jemi një gur shahu në duart e fuqive të mëdha”, thotë kancelari gjerman në mesazhin e Vitit të Ri
Lajme

“Ne nuk jemi një gur shahu në duart e fuqive të mëdha”, thotë kancelari gjerman në mesazhin e Vitit të Ri

31/12/2025 - 15:46
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Lajme

Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31/12/2025 - 15:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    Numërohen mbi 60% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Më të votuarit në LDK pas numërimit të mbi 60% të votave

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Astrologia e njohur parashikon ‘fatin’ e Kurtit për vitin e ardhshëm

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    206 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë