Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se ekonomia e vendit është në rënie alarmante dhe shteti në kolaps.
Ai ka renditur disa nga sektorët që janë duke u ndikuar nga kjo.
“Ekonomia s’mbijeton me propagandë, e as me fjalime, e as duke i bërë pyetje CHAT GPT-në.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i tij:
Ekonomia në rënie alarmante, e shteti në kolaps
– Depozitat po bien. Kursimet po harxhohen për mbijetesë.
– Bankat po ofrojnë norma të larta për depozita, pasi që qytetaret dhe bizneset, kanë filluar t’i shpenzojnë edhe kursimet
– Kërkesa për kredi po rritet çdo ditë, por bankat e kanë ngadalësuar dhënien e kredive, pasi që nuk kanë depozita
– Bizneset janë në borxhe me njëri-tjetrin dhe nuk po arrijnë t’i shmangin vonesat në pagesa të faturave.
– Fuqia blerëse ka rënë (sidomos tek ushqimet dhe sektori i ndërtimit)
– Çmimi i rrymës në qiell.
– Importi po rritet, prodhimi vendas në vdekje klinike, sidomos nga rritja e çmimit të energjisë elektrike
– Asnjë projekt i ri. Asnjë investim kapital.
– USAID u mbyll – mbi 2,000 paga të humbura.
– Qindra miliona euro më pak nga sanksionet e BE-së.
Gjithçka po ngrihet – përveç shpresës.
Ekonomia s’mbijeton me propagandë, e as me fjalime, e as duke i bërë pyetje CHAT GPT-në.
Nëse nuk ndryshon diçka, brenda pak javëve, mos u çuditni me falimentime masive dhe humbje të vendeve të vendeve të punës.