Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, është shprehur i bindur për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet lokale.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehu ka falënderuar bashkëvendasit dhe mërgatën junikase për mbështetjen e madhe që, sipas tij, tashmë e ka vulosur fitoren e LDK-së në këtë komunë.
Postimi i Ruzhdi Shehu:
Të dashur bashkëvendas,
E dashur mërgatë e Junikut,
Gjithë jetën time i kam shërbyer Junikut me nder dhe përkushtim. Mirëpo për mua nuk ka krenari më të madhe sesa kur shoh bashkëvendasit e mi kaq të bashkuar rreth vizionit të LDK-së për Junikun.
Sot ju e konfirmuat përfundimisht fitoren tonë pa balotazh. Mbi 700 junikas pjesëmarrës në koktelin e falenderimit të organizuar nga LDK dega në Junik.
Për mua është emocion i veçantë kur e shoh që Juniku njëzëri e konfirmon fitoren e LDK-së. Faleminderit 113 herë për përkrahjen tuaj kaq të madhe. Përherë dhe gjithë jetën do të jem në shërbimin tuaj, me mirënjohje për secilin junikas pa dallim, me faqe të bardhë dhe zemër të hapur për Junikun tonë.
Nesër pas procesit zgjedhore, të gjithë junikasit pa dallim, i ftojmë të bashkohen në festën më të madhe në historinë e Junikut, për fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
#LDK113
#JunikuPërtej