Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka premtuar vazhdimin e projekteve zhvillimore në fshatrat Jasiq dhe Gjocaj, të cilat i ka cilësuar si “eko fshatra me potencial të madh për zhvillim turistik”.
Ai ka kujtuar se gjatë mandatit të tij të parë janë realizuar disa projekte infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e kanaleve të ujitjes, rrugëve dhe urës që lidh dy fshatrat.
“Gjatë mandatit tonë të parë kemi ndërtuar kanalet e ujitjes, muret mbrojtëse, kemi asfaltuar dhe hapur disa rrugë fushore, kemi zgjeruar shërbimin për mbeturina dhe kemi ndërtuar urën që i lidh Jasiqin dhe Gjocajn”, ka deklaruar Shehu.
Ai ka shtuar se në mandatin e dytë planifikon të përfundojë rrjetin e ujit të pijes, shtrirjen e rrjetit elektrik dhe asfaltimin e rrugëve dytësore, me synimin që “Jasiqi dhe Gjocaj të shndërrohen në qendra turistike dhe promotorr të zhvillimit për gjithë Junikun”.
Shkrimi i plotë:












