Shehu ka thënë se punimet sot janë zhvilluar në lagjen Gaxher, ndërsa në ditët në vazhdim do të vazhdojnë edhe në lagje Pepsh, Berishë, Qendër dhe Kallavaj.
“Në emër të koalicionit me qytetarin, sot kemi vazhduar me punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zezave. Sot kemi punuar në lagjen Gaxherr, ndërsa ditëve në vijim do të vazhdojmë me punimet edhe në lagjet Pepsh, Berishë, Qendër dhe Kallavaj. Po ashtu kemi vazhduar edhe me përgatitjen e punimeve për asfaltimin e rrugëve lokale dhe rrugicave në lagjet e ndryshme të Junikut si dhe në rrugën për bjeshkë konkretisht te Lugu i Gjatë”, ka shkruar Shehu.
Tutje ai ka thënë se janë duke punuar për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar.
“Ne po punojmë për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar. Ndërsa të gjitha ata janë bërë bashkë për të luftuar punën tonë. Mirëpo me 9 nëntor junikasit do të përgjigjen në kutinë e votimit. Juniku nuk mund të rikthehet në kohë sepse rruga jonë drejt të ardhmes nuk mund të ndalet. Juniku nuk shitet për interesat e një grushti të njerzve dhe patericës së tyre”, ka thënë tutje Shehu.
Postimi i plotë:
Të dashur junikas,
Në emër të koalicionit me qytetarin, sot kemi vazhduar me punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zezave. Sot kemi punuar në lagjen Gaxherr, ndërsa ditëve në vijim do të vazhdojmë me punimet edhe në lagjet Pepsh, Berishë, Qendër dhe Kallavaj.
Po ashtu kemi vazhduar edhe me përgatitjen e punimeve për asfaltimin e rrugëve lokale dhe rrugicave në lagjet e ndryshme të Junikut si dhe në rrugën për bjeshkë konkretisht te Lugu i Gjatë.
Ne po punojmë për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar. Ndërsa të gjitha ata janë bërë bashkë për të luftuar punën tonë. Mirëpo me 9 nëntor junikasit do të përgjigjen në kutinë e votimit. Juniku nuk mund të rikthehet në kohë sepse rruga jonë drejt të ardhmes nuk mund të ndalet. Juniku nuk shitet për interesat e një grushti të njerzve dhe patericës së tyre.
 
			 
			













