Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa gjatë mund ta shpërfillë kryeministri Kurti Prokurorinë? Avokatët tregojnë procedurat

19/01/2025 - 09:17
në Kryesore, Lajme
A A
Sa gjatë mund ta shpërfillë kryeministri Kurti Prokurorinë? Avokatët tregojnë procedurat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Që nga muaji dhjetor i vitit 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar dy herë radhazi nga Prokuroria Speciale. Kjo ftesë erdhi për të dëshmuar për një rast në lidhje me rezervat shtetërore, ku ka dyshime për keqpërdorime nga Ministria e Industrisë.

Anipse ftesat i kanë shkuar, kryeministri i vendit ka refuzuar të paraqitet në Prokurori, derisa ai i ka ftuar prokurorët që ta intervistojnë në zyrën e tij.

Mungesa e paraqitjes së kryeministrit Albin Kurti në ftesat e Prokurorisë po kritikohet nga avokatët kosovar, duke thënë se nga mosprezenca Kurti do të pasohet me gjobë ose me burg.

Bajraktari paralajmëron për ndëshkime ligjore në rast të mosparaqitjes së kryeministrit Kurti në Prokurori

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, si çdo qytetar tjetër, është i detyruar t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për të dëshmuar, duke e cilësuar këtë si një detyrim ligjor.

“Kryeministri sikurse çdo qytetar tjetër është i detyruar t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë për të dëshmuar, është detyrim ligjor, dhe nga ky detyrim nuk përjashtohet as kryeministri i vendit, aq me tepër, i njëjti do të duhej të reflektuar në raport me pozitën që ka”, deklaroi ai.

Ai theksoi se, sipas Kodit Penal, një person i ftuar si dëshmitar mund të ndëshkohet me gjobë, ndërsa për mosparaqitje të përsëritur mund të burgoset deri në një muaj.

“Sipas Kodit të Procedurës Penale, gjegjësisht nenit 132, personi i ftuar me rregull si dëshmitar për çdo mos paraqitjen dhe mos arsyetim të mos paraqitjes, mund të jetë subjekt ndëshkimi, me gjobë deri në 250 euro për çdo mos paraqitje, por nëse kjo bëhet e përsëritur, ai ose ajo edhe mund të burgoset, por jo më shumë se sa një muaj”.

Bajraktari kërkoi që Kurti të reflektojë dhe të përmbushë këtë detyrim.

“Një qasje e tille nuk do të duhet ta aplikonte Kryeministri i vendit, andaj duhet që sa më parë që reflekton në raport me ftesën e prokurorisë”, shprehet ai për “Front Online”.

Avokati Skënder Musa: Kryeministri Kurti është i obliguar të paraqitet për të dhënë deklaratë në Prokurori

Avokati Skënder Musa ka komentuar procedurat ligjore lidhur me ftesat e Prokurorisë që i ka dërguar Kurtit.

Musa tha se edhe pse prokuroria nuk është e obliguar të diskutojë me palët për caktimin e afateve, mund të dakordohet me kryeministrin për këtë çështje, duke marrë parasysh statusin e tij.

“Kur t’i dërgohet ftesa e parë dhe arsyetohet ftesa e parë dhe munden të bisedojnë për me caktuar afatin e dytë mirëpo Prokuroria nuk është e obliguar të diskutojë me palë, por duke e marrë parasysh që është kryeministër mund të dakordohen lidhur me afatet për intervistim”.

Musa theksoi se çdo qytetar, përfshirë kryeministrin është i obliguar të paraqitet në afatet e caktuara nga prokurori.

“Ka afat ligjor por bie në diskrecionin e prokuroritë për ta caktuar afatin se kur me thirr se çdo afat që e cakton prokurori secili qytetarë i Kosovës është i obliguar me u paraqitë përfshirë kryeministrin, ministrat dhe çdo zyrtarë publikë”, tha ai.

Avokati theksoi se kryeministri Kurti nuk lirohet nga përgjegjësia për t’u paraqitur dhe për të dhënë deklaratë në Prokurori.

“Nëse nuk paraqitën në afatin e caktuar, Prokuroria varësisht si e vlerëson ka drejtë me pru me forcë personin që nuk i përgjigjët ftesës së Prokurorisë. Kurti nuk lirohet nga përgjegjësia e ftesës dhe deklarimit”, shprehet Musa.

Avokati Jashari: Gjobë ose burgim për Kurtin

Avokati Arbër Jashari ka folur lidhur me mungesën e deklarimit së kryeministrit Albin Kurti në ftesën e Prokurorisë, duke theksuar se sipas dispozitave të KPK-së, prokuroria ka të drejtën të kërkojë nga gjykata detyrimin e një dëshmitari për t’u paraqitur.

Jashari sqaroi se në rast se dëshmitari nuk paraqitet, gjykata mund ta dënojë deri në 250 euro për çdo mosparaqitje dhe nëse kjo vazhdon, ai mund të burgoset deri në një muaj.

Avokati theksoi rëndësinë e respektimit të ligjit dhe procedurave për të siguruar drejtësi në çdo rast.

“Sipas dispozitave të KPK-së, prokuroria mund të kërkoj nga gjykata, që dëshmitari të detyrohet të paraqitet. Në rast se edhe pas urdhrit të gjykatës, dëshmitari nuk paraqitet serish, atëherë gjykata mund ta dënoj atë deri në 250 euro, sa herë qe nuk paraqitet. Dhe nëse serish dëshmitari refuzon t’i përgjigjet drejtësisë, atëherë mund të burgoset. Burgimi zgjat derisa dëshmitari nuk pranon te dëshmojë apo derisa dëshmimi i tij behet i panevojshëm, ose derisa procedura te përfundojë, por jo me shumë se nje (1) muaj”, u shpreh ai për “Front Online”.

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!
Kryesore

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!

14/06/2025 - 01:24
Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)
Lajme

Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)

14/06/2025 - 01:18
Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri
Lajme

Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri

14/06/2025 - 01:15
Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë
Kryesore

Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë

14/06/2025 - 01:12
Lajme

Vazhdon kundërpërgjigja e Iranit, shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem

14/06/2025 - 01:02
Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj
Ekonomi

Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj

13/06/2025 - 23:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë

    Turqia kërkesë të prerë Izraelit

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pas vrasjes së komandantëve nga Izraeli, lideri iranian merr këtë vendim

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Irani mohon se ka lëshuar dronë drejt Izraelit, ndërsa një zyrtar izraelit thotë se i kanë kapur disa mbi Siri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë