Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa herë në ditë duhet të bëjmë seks? – Seksologu kosovar flet për Klan Kosova

16/01/2022 - 22:44
në Lifestyle
A A
Sa herë në ditë duhet të bëjmë seks? – Seksologu kosovar flet për Klan Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Studiuesit gjithandej botës thonë se marrëdhëniet seksuale ndihmojnë në luftimin e shumë sëmundjeve, forcojnë sistemin imunitar dhe zvogëlojnë nivelin e depresionit dhe ankthit.

Këtë e konfirmon edhe specialisti i seksologjisë në Kosovë, Hajrullah Fejza.

Në një intervistë për Klankosova.tv ai ka treguar se si ka ndikuar pandemia në marrëdhëniet seksuale tek njerëzit si dhe ka dhënë këshilla për të rinjtë që nuk kanë eksperienca seksuale.

Seksokologu kosovar poashtu jep përgjigje në pyetjen se a kërkohen medikamente shtesë për të ndihmuar në rritjen e dëshirës seksuale.

Më poshtë e gjeni të plotë intervistën me seksologun Hajrullah Fejza dhënë për Klankosova.tv.

Klan Kosova: Si mund të mësojnë çiftet të përshtaten seksualisht me njëri-tjetrin, pa u ndier në siklet?

Seksologu Hajrullah Fejza: Marrëdhëniet seksuale në çift janë pasqyrim i cilësisë dhe mënyrës së jetës së çiftit. Secili çift është unik në mënyrën e konsumimit të marrëdhënieve seksuale. Kjo nënkupton që të dy partnerët duhet t’i përshtatin preferencat, dëshirat dhe mundësitë seksuale mes vete. Kjo më së miri arrihet me një komunikim të vazhdueshëm seksual para dhe gjatë seksit. Duke u shpreh lirshëm më njëri-tjetrin ata e bëjnë më dije partnerin kur ndihen të eksituar, si duhet stimuluar njëri-tjetrin dhe çfarë i pengon në veprimet e njëri-tjetrit. Duke qenë të lirë në maksimum me njëri tjetrin ata mund të plotësojnë nevojat e njëri-tjetrit dhe të realizojnë kënaqësitë dhe preferencat e veta seksuale. Përshtatje dhe komunikimi seksual duhet të ndodhin në vazhdimësi sepse kështu çifti e shmang monotoninë seksuale dhe e rritë nivelin e kënaqësisë seksuale.

Klan Kosova: A kërkojnë njerëzit medikamente për të përmirësuar dëshirën e tyre seksuale?

Seksologu Hajrullah Fejza: Deri më tani nuk ka asnjë medikament të aprovuar shkencërisht për rritjen e dëshirës seksuale të djemtë dhe burrat. Kohëve të fundit është aprovuar medikamenti “Flibanserinë” për rritjen e dëshirës seksuale te vajzat dhe gratë. Ka shumë raste kur klientët kërkojnë medikamente të tilla. Ne, ju sqarojmë situatën e përmendur dhe rekomandojmë marrjen e “Flibanserinës”, por momentalisht është shumë vështirë për ta siguruar sepse nuk gjendet në tregun tonë dhe jashtë akoma kushton shumë shtrenjtë.

Klan Kosova: Cila është stina më e preferuar për të bërë seks?

Seksologu Hajrullah Fejza: Shkencërisht nuk ka ndonjë stinë të preferuar apo që është më e përshtatshme për të bërë seks. Secila stinë i ka specifikat dhe sharmin e vet në të cilën çiftet plotësojnë nevojat e tyre seksuale.

Klan Kosova: Sa herë në ditë ose në javë duhet të bëjmë seks?

Seksologu Hajrullah Fejza: Shpeshtësia apo frekuenca e marrëdhënieve seksuale është shumë e ndryshme në mes të çifteve. Ajo varet nga shumë faktorë: dëshira e partnerëve, koha, kushtet shëndetësore, ngarkesa në punë, mosha etj. Disa çifte konsumojnë disa marrëdhënie seksuale brenda ditës, të tjerat disa herë në javë ndërsa ka çifte që mjaftohen me një marrëdhënie në muaj ose edhe më rrallë.

Klan Kosova: A ndihmon seksi në shërimin e disa sëmundjeve?

Seksologu Hajrullah Fejza: Seksi është i mirë në lehtësimin e shumë simptomave dhe gjendjeve të tjera shëndetësore. Lehtëson stresin, rrit disponimin dhe vetëbesimin, përmirëson dukjen e jashtme, ul pragun e dhimbjeve të lehta, ul presion e gjakut, përmirëson sistemin imunitar, ruan shëndetin e zemrës, zvogëlon depresionin dhe ankthin, e rrit libidon dhe mundëson gjumë më të mirë.

Klan Kosova: A ndikoi pandemia për të mirë apo për të keq në marrëdhëniet seksuale tek njerëzit?

Seksologu Hajrullah Fejza: Pandemia ka ndikuar në dy mënyra në fushën e marrëdhënieve seksuale. Përderisa te një kategori e caktuar e të qenit bashkë dhe me lëvizje të kufizuar është rrit intimiteti dhe rrjedhimisht edhe cilësia dhe shpeshtësia e marrëdhënieve seksuale te disa tjera infeksioni i kaluar, frika e madhe dhe humbja e njerëzve të afërt kanë ulur edhe cilësinë edhe shpeshtësinë e këtyre marrëdhënieve.

Klan Kosova: Cila është këshilla juaj për të rinjtë që janë të papërvojë në seks?

Seksologu Hajrullah Fejza: Të rinjtë e papërvojë në seks është shumë e rëndësishme që të marrin informata bazike rreth shëndetit seksual që përfshijnë njohjen e anatomisë së trupit dhe organeve gjenital, përgjigjen seksuale, komunikimin seksual, respektimin e të drejtave seksuale dhe informata për seks të sigurt.

JU REKOMANDOJMË

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh

Shpresë e re për miliona njerëz, Alzheimeri mund të parandalohet para shfaqjes së simptomave brenda pesë vjetësh
14/11/2026 - 14:39

Kur ishte vajzë e vogël, profesoresha Catherine Mummery zgjohej natën e bindur se në dhomën e saj ndodhej një përbindësh. Në të vërtetë, bëhej fjalë për gjyshin e...

Më shumëDetails

Të paktën 18°C në shtëpi: këshilla për personat mbi 65 vjeç gjatë të ftohtit

Të paktën 18°C në shtëpi: këshilla për personat mbi 65 vjeç gjatë të ftohtit
13/11/2026 - 16:12

Personat e moshës 65 vjeç e lart këshillohen ta mbajnë banesën të ngrohtë gjatë dimrit, veçanërisht natën. Paralajmërimi vjen mes shqetësimeve se ndryshimet në vorbullën polare mund të...

Më shumëDetails

Sa proteina u duhen grave çdo ditë, për të ruajtur shëndetin?

Sa proteina u duhen grave çdo ditë, për të ruajtur shëndetin?
11/11/2026 - 15:24

Proteinat janë të rëndësishme për ndërtimin dhe ruajtjen e muskujve, forcimin e kockave, prodhimin e hormoneve dhe rikuperimin e trupit. Sasia e proteinave që i nevojitet një gruaje...

Më shumëDetails

Testi 30-sekondësh që mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj, ja si ta provoni në shtëpi

Testi 30-sekondësh që mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj, ja si ta provoni në shtëpi
11/11/2026 - 09:22

Një test i thjeshtë që zgjat vetëm 30 sekonda mund të japë të dhëna të rëndësishme për gjendjen tuaj shëndetësore, duke përfshirë forcën muskulore, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë fizike....

Më shumëDetails

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?
06/11/2026 - 10:52

Një dietë e ekuilibruar dhe e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë mund të luajë rol të rëndësishëm në mbështetjen e sistemit imunitar dhe mbrojtjen e organizmit nga...

Më shumëDetails

Kanceri i gojës po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë: Dentistët zbulojnë shenjën paralajmëruese që shpesh neglizhohet

Kanceri i gojës po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë: Dentistët zbulojnë shenjën paralajmëruese që shpesh neglizhohet
05/11/2026 - 22:51

Një plagë e vogël në gjuhë apo brenda gojës, që nuk shërohet për më shumë se tri javë, mund të jetë një nga shenjat e hershme të kancerit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    Tentoi ta grabiste pompën e derivateve në Prishtinë, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia bastis gjashtë lokacione në Mitrovicë, arreston tre persona dhe konfiskon para, armë e narkotikë

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Rasti skandaloz i Blerim Igrishtës, reagon gazetari Kajtazi: O prokuror, lopë është ajo – nuk e di çka është gjykata

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Akuzat për foton e Titos: Surroi i quan trillime deklarimet e Baton Haxhiut, e akuzon për lidhjet e tij me Shërbimin Sekret

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë