Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar sot raportet financiare të subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.
Në ato raporte saktësohet shuma e parave që këto parti politike i kishin në dispozicion e po ashtu edhe shumën e shpenzuar për tremujorin e parë të vitit 2025.
Sipas raportit del se el se Partia Demokratike e Kosovës, në këtë periudhë i ka shpenzuar hiç më pak se 360 mijë e 313.46 euro.
Derisa buxheti i PDK-së nga janari e deri në mars ishte 361 mijë e 626 euro e 14 centë.
Nga financat totale sipas raportit të KQZ-së, LDK-së i kanë tepruar edhe 1 mijë e 312 euro e 68 centë.