Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një fitore bindëse për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kjo parti, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, pritet të ruajë nivelin e lartë të mbështetjes qytetare dhe të rivalizojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Listën Guxo të udhëhequr atëkohë nga Vjosa Osmani, kishte siguruar 438,335 vota, apo 50.28 për qind të votave të përgjithshme.
Rezultatet e vitit 2021:

Ndërkohë, sipas rezultateve të fundit preliminare të KQZ-së, pa përfshirë ende votat e diasporës, votat me kusht dhe votat e tjera të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë aktualisht 430,459 vota, që përbëjnë 49.28 për qind të votave.
Rezultatet tani:

Rezultati përfundimtar pritet të konfirmohet pas përfundimit të numërimit të të gjitha kategorive të votave, ndërsa mbetet të shihet nëse Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë ta tejkalojë rezultatin e saj historik të vitit 2021.












