Deputeti i VV-së Sali Zyba akuzohet se punësoi motrën e tij Zanë Basha në ministrinë e Drejtësisë të udhëhequr nga Albulena Haxhiu. Zyba ka hedhur poshtë këto akuza
Kryetari i të rinjve të LDK’së njëherit kandidat për deputet Paris Guri sot ka publikuar një video ku thotë se deputeti i VV’së, Sali Zyba, e ka punësuar motrën e tij, Zana Bashën, në Ministrinë e Drejtësisë.
Zanë Basha me 55 pikë në testin me shkrim dhe 25.8 në atë të intervistës, mori pozitën e “Asistentes Administrative” në këtë institucion.
Zyba në një përgjigje për T7 ka thënë se nuk punëson njerëz dhe se aktualisht po merret me obligimet zgjedhore.
“Mos u tall me mu, s’punësoj unë njerëz edhe akuzën nëse është qoma. Jo, jam tu u marr me shtab edhe me obligime zgjedhore”, tha Zyba.
Sipas gazetarit, Lirim Mehmetaj, frika se nuk do të jenë më në pushtet e bëri që këtë vendim ta marrë më shpejtë sesa që ndodh zakonisht.
“Salih Zyba, deputeti grykes i Vetevendosjes, pasi punesoi gruan ne Byrone Kosovare te Sigurimeve, ka bere goditjen e radhes. Tashme ka punesuar motren ne Ministrine e Drejtesise, te kolegia Albulena Haxhiu. Me friken se mos po rrezohen nga pushteti, Zybica ka vepruar shpejt”.