Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Salla plot me deputetë, Avni Dehari nuk e hedh në votim raportin – shmangie apo strategji?

17/04/2025 - 18:57
në Kryesore, Lajme
A A
Salla plot me deputetë, Avni Dehari nuk e hedh në votim raportin – shmangie apo strategji?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përkundër faktit se në sallë ishin të pranishëm plot 100 deputetë, deputeti i VV-së dhe njëkohësisht kryesues i seancës, Avni Dehari, refuzoi të hedhë në votim raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Në vend se ta procedonte për votim, Dehari vendosi të ftonte partitë politike në një “konsultim”, hap ky që opozita e cilësoi shkelje të rregullores së Kuvendit.

Pas kthimit nga konsultimet, ndodhi e papritura: seanca u ndërpre sërish, me arsyetimin se nuk pati dakordim mes grupeve parlamentare.

Në sallë kishte kuorum – 100 deputetë prezentë – dhe për të miratuar raportin kërkoheshin vetëm 52 vota.

Megjithatë, përfaqësuesit e VV-së nuk dhanë shpjegim të qartë pse u shmang votimi.

Albulena Haxhiu u përpoq të justifikonte vendimin.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ketë unifikim të qëndrimeve të grupeve parlamentare”, tha ajo.

Mimoza Kusari-Lila shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke e lidhur çështjen me zgjedhjet e reja.

“Kemi pasur kuorum, por dokumenti është rrëzu… Nëse nuk ka vullnet për bisedime, shkojmë në zgjedhje të reja.”

Dimal Basha nuk pranoi të përgjigjej fare në pyetjet e gazetarëve, por sulmoi LDK-në, duke e akuzuar për mashtrime zgjedhore dhe mandate të paligjshme.

“LDK është problemi – kanë deputetë jolegjitimë në këtë Kuvend!”

Nga radhët e opozitës pati reagime të forta. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se VV e shmangu votimin sepse nuk i kishte votat.

Ndërsa LDK, në një komunikatë për media, deklaroi qartë: “Pushteti ka shkelur rregulloren e Kuvendit.”

Seanca u ndërpre pa një vendim të qartë, ndërsa situata po tensionohet dhe skenari i zgjedhjeve të reja po bëhet gjithnjë e më i afërt.

JU REKOMANDOJMË

Bedri Hamza: PDK e ruajti votën, do të jemi opozitë konstruktive dhe pro-institucioneve
Kryesore

Bedri Hamza: PDK e ruajti votën, do të jemi opozitë konstruktive dhe pro-institucioneve

29/12/2025 - 12:01
Rama thumbon Kurtin: Ndërhyrjet në Maqedonin e Veriut synojnë destabilitet
Kryesore

Rama uron Kurtin: Uroj mbarësi për Kosovës dhe marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve tona

29/12/2025 - 11:31
Limaj: Zgjedhja e Nenad Rashiq, nënkryetar Kuvendi, antikushtetuese!
Lajme

Vjen reagimi i parë nga Nisma pas rezultatit të djeshëm: Ky nuk është fundi i rrugës

29/12/2025 - 11:23
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për stabilitet e zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror
Kryesore

Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për stabilitet e zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror

29/12/2025 - 10:49
“Jemi me sytë nga ju”, vjen reagimi i parë i VV-së
Kryesore

BBC: Partia qeverisëse e Kosovës fiton zgjedhjet pas muajsh bllokimi politik, Albin Kurtit i hapet rruga e mandatit të tretë

29/12/2025 - 10:16
Përparim Rama reagon, e mbron Abdixhikun: Udhëhoqi me dinjitet, model i lidershipit të përgjegjshëm
Lajme

Përparim Rama reagon, e mbron Abdixhikun: Udhëhoqi me dinjitet, model i lidershipit të përgjegjshëm

29/12/2025 - 10:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vjen reagimi i parë i PDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “E di që ka dhimbje sot”, Doarsa Kica Xhelili reagon për rezultatin “fatal” të LDK-së

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rezultate befasuese në Lipjan: LDK-ja parti e tretë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë