Ish-avokati i Popullit dhe anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi, po vazhdon të qëndrojë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Nga atje, Kurteshi ka sulmuar mediat dhe gazetarët, duke i fyer me gjuhë tepër të ashpër ata që kanë qenë duke përcjellë procesin e rinumërimit të disa vendvotimeve.
Ai i ka quajtur mediat si “kriminale” që duan ta “qesin Vetëvendosjen keq”
“Ju jeni media kriminale të vrasësve me pagesë, siç është…”, dëgjohet teksa thotë Sami Kurteshi.