Ish komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, dhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka takuar qytetarë të Fushë Kosovës, ku ka thënë se ka marrë mbështetje për PDK-në, trasmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Takimet elektorale me mbështetës dhe qytetarë në Fushë Kosovë na dhanë edhe më shumë motiv dhe besim në rrugëtimin tonë drejt fitores. Këtu morëm mbështetje të madhe nga qytetarët e saj për Partinë Demokratike të Kosovës, për kryeministrin Bedri Hamza dhe për listën tonë të kandidatëve për deputetë. Kjo është dëshmi e qartë se ndryshimi i madh po vjen”, ka shkruar Lushtaku.
Postimi i plotë:
Takimet elektorale me mbështetës dhe qytetarë në Fushë Kosovë na dhanë edhe më shumë motiv dhe besim në rrugëtimin tonë drejt fitores. Këtu morëm mbështetje të madhe nga qytetarët e saj për Partinë Demokratike të Kosovës, për kryeministrin Bedri Hamza dhe për listën tonë të kandidatëve për deputetë. Kjo është dëshmi e qartë se ndryshimi i madh po vjen!
Energjia, vullneti dhe besimi që morëm nga qytetarët e Fushë Kosovës na obligojnë edhe më shumë për të punuar ma mirë për Kosovën!
#PDK131
#Mamirë
SL