Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sarrazin sërish në Kosovë në fillim të tetorit, merr pjesë në Forumin e dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar

23/09/2024 - 15:57
në Kryesore, Lajme
A A
Sarrazin sërish në Kosovë në fillim të tetorit, merr pjesë në Forumin e dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të vijë sërish në Kosovë.

Ai këtë herë do të marrë pjesë në Forumin e dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili mbahet më 2 dhe 3 tetor në Klan Arena.

Përveç Sarrazin, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare njoftoi se pjesëmarrës do të jetë edhe anëtari i Bundestagut, Peter Beyer.

“Së bashku me ekonomistë të shquar nga Kosova dhe Gjermania, ata do të diskutojnë zhvillimet gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në ekonominë globale, rajonale, dhe marrëdhëniet gjermano-kosovare. Ky forum do të mbledhë mbi 700 të ftuar nga Kosova dhe Gjermania, përfshirë zyrtarë të lartë nga të dyja vendet. Përfaqësues të nivelit të lartë nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik (BMWK), së bashku me përfaqësues ekzekutivë të kompanive të mëdha gjermane, do të jenë pjesë e paneleve që do të diskutojnë zgjidhjet për energjinë, teknologjinë dhe industrinë”, thuhet në njoftim.

Forumi i këtij viti, siç thotë Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, “synon të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi, me programe të dedikuara për Zgjidhjet Teknologjike, Energjetike, dhe Industriale”.

“Ngjarja premton mundësi të jashtëzakonshme për rrjetëzim dhe shkëmbim njohurish mes komuniteteve të biznesit të Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

Sipas Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, forumi i parë, i mbajtur në vitin 2022, “solli një investim prej 20 milionë eurosh në sektorin e prodhimit në Kosovë, duke dëshmuar rëndësinë e këtij eventi për zhvillimin ekonomik të vendit”.

Kosova mund të përballet me thirrje për përjashtim nga Marrëveshja e Europës Qendrore për Tregtisë të Lirë dhe ndëshkime të tjera, nëse vazhdon t’i ndalojë importet serbe thotë Sarrazin, i cili me kërkesën për heqjen e kësaj ndalese ka ardhur së fundmi dy herë në Kosovë .

JU REKOMANDOJMË

Limaj: Po shtohet numri i abstenuesve mirë është puna
Kryesore

Limaj: Po shtohet numri i abstenuesve mirë është puna

22/08/2025 - 13:15
Rashiq: Vendimi i KQZ-së i jep Listës Serbe hapësirë për viktimizim
Kryesore

Rashiq: Vendimi i KQZ-së i jep Listës Serbe hapësirë për viktimizim

22/08/2025 - 13:00
Gërvalla: Më sulmojnë si anti-UÇK, nuk kam qenë dëshmitare në Hagë, do të ndërmarr hapa ligjorë
Kryesore

Gërvalla: Më sulmojnë si anti-UÇK, nuk kam qenë dëshmitare në Hagë, do të ndërmarr hapa ligjorë

22/08/2025 - 12:44
Kryesore

Haxhiu: Opozita po përpiqet ta kthejë Kosovën para 14 shkurtit 2021

22/08/2025 - 12:37
Gërvallën e pyesin nëse i ra pishman rreth fjalëve për Rexhep Selimin: Nuk i komentoj të akuzuarit në Hagë
Kryesore

Gërvallën e pyesin nëse i ra pishman rreth fjalëve për Rexhep Selimin: Nuk i komentoj të akuzuarit në Hagë

22/08/2025 - 12:18
Nuk e votoi për kryetare të Kuvendit sepse i’a kishte quajtur burrin ‘figurë të botës së krimit’, Gërvalla flet për herë të parë për Shqipe Selimin
Lajme

Nuk e votoi për kryetare të Kuvendit sepse i’a kishte quajtur burrin ‘figurë të botës së krimit’, Gërvalla flet për herë të parë për Shqipe Selimin

22/08/2025 - 11:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Haradinaj: Shqipe Selimi luajti një rol të dobët, kopje e burrit të saj | UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Përfaqësuesja e Listës Srpska në KQZ i reagon Kurteshit: Pse nuk i keni sjellë më herët këto dëshmi

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Punëtori i “Trepçës” fiton betejën në Inspektoratin e Punës, ndërmarrja gjobitet me 4 mijë euro

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • E turpshme: Shteti ia ndali pensionin e dëshmorit familjes së heroit Avni Koshtova (VIDEO)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë