Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“S’bën të pasurohesh në Kosovë” – ministrat e demantojnë Kurtin, si u rrit pasuria e tyre në pushtet

07/02/2025 - 14:48
në Kryesore, Lajme
A A
“S’bën të pasurohesh në Kosovë” – ministrat e demantojnë Kurtin, si u rrit pasuria e tyre në pushtet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk do të lejojë rikthimin në pushtet të atyre që “në Kosovën e shkrumuar u bënë milionera”. Harroi që në pushtetin absolut të Lëvizjes Vetëvendosje ka ministra me pasuri milionëshe. Ka të tjerë që e kanë rritur ndjeshëm pasurinë derisa kanë shërbyer në ekzekutiv.

Lëvizjet ndër vite në pasurinë e ministrave të kabinetit të Qeverisë “Kurti 2”, e zhvlerësojnë plotësisht thirrjen e Kurtit për mospasurimin e zyrtarëve publikë në pushtet.

Ato tregojnë se gjashtë ministra të kabinetit qeveritar janë pasuruar ndjeshëm për katër vite qëndrimi në pushtet.

Pikërisht për të kundërtën bëri thirrje kryeministri Albin Kurti gjatë një fjalimi të ashpër në një tubim në Pejë të enjten.

Kurti tha se nuk do të lejojë rikthimin në pushtet të atyre që “në Kosovën e shkrumuar u bënë milionera”.

“Nuk ka qenë rendi që në Kosovën e varfër e të shkatërruar dikush me u pasuru e me i bë shumë miliona. Shko pasuroju në Amerikë, shko pasuroju në Francë e në Gjermani, nuk mund të pasurohesh në Kosovë”, tha Kurti të enjten.

“Le t’i krijojmë kushtet të pasurohet rinia, nuk mund të pasurohet brezi ynë pa e rindërtu njëherë Kosovën. Ku po do në magje të fukarasë me i shti durt’. Në hambarin e bujkut që ia kanë vrarë me bagëti e me familje, e ia kanë djegë traktorin e ti po do me shku me ia marrë tokën tash me 300 euro arin aty, më falni hektarin, se arin tri euro e kanë marrë”.

Por, deklarimet e pasurisë të shërbyesve të Kurtit nëpër dikasteret qeveritare dëshmojnë se shtatë prej tyre e kanë rritur pasurinë për katër vite si ministra në pushtet. Dëshmojnë se ka të tjerë me pasuri milionëshe të paluajtshme.

Xhelal Sveçla, një nga njerëzit e afërt të Kurtit në Vetëvendosje të cilin e shpërbleu me postin e ministrit të Brenshëm, është milioner në Kosovë.

Vlera e pasurisë së Sveçlës sillet rreth dy milionë euro.

Në regjistrat e deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Sveçla ka deklaruar një shtëpi në vlerë 600.000.00 euro, dy lokale afariste në vlerë të përbashkët 1.250.000.00 euro dhe një truall në vlerë 100.000.00 euro.

Ministrit tjetër të Qeverisë Kurti, Arben Vitisë, për katër vjet në pushtet i është shtuar pasuria për 103 mijë e 544 euro.

Nga 478 mijë e 258 euro sa kishte deklaruar në vitin 2020, pasuria e të parit të Shëndetësisë në vitin 2023 e kaloi gjysmë milionin. Në raportin e fundit të publikuar në vitin 2024 nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Vitia rezulton se posedon 581 mijë e 802 euro pasuri.

Edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, e rriti pasurinë derisa ishte në pushtet këto katër vjet.

Damka u pasurua për 80 mijë e 992 euro për 3 vjet. Nga 229 mijë e 671 euro sa i deklaroi në vitin 2022, pasuria e Damkës shkoi në 310 mijë e 663 euro.

Jo kaq sa ai, por për një çerek, pasurinë e tij e shtoi edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Financierit të VV-së pasuria iu rrit për 20 mijë e 983 euro. Nga 124 mijë e 177 euro sa i deklaroi në vitin 2020, Murati në 2024 pohoi se ka në posedim pasuri në vlerë të 145 mijë e 160 euro.

Për katër vjet në qeveri, u pasurua edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Krahasuar me vitin 2020, Krasniqit iu shtuan 32 mijë e 841 euro në pasurinë e tij. Nga 288 mijë e 42 euro sa deklaroi në vitin 2020, në fund të mandatit, pasuria e këtij ministri arriti në 320 mijë e 883 euro.

Hajrulla Çeku, një tjetër ministër i Qeverisë Kurti, u pasurua për 23 mijë e 810 euro për katër vjet. Në vitin 2020, Çeku deklaroi se posedonte një pasuri në vlerë të 225 mijë e 288 eurove, e cila në regjistrin e fundit të pasurisë doli se ka shkuar në 249 mijë e 98 euro.

E rritje të pasurisë në pushtet pati edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Nga emërimi si ministër e deri më sot, atij pasuri i është rritur për gati 4 për qind, apo 17 mijë e 513 euro. Derisa në vitin 2021, Peci deklaroi se ka në posedim pasuri në vlerë të 423 mijë e 999 eurove. Sot për sot, pasuria e tij peshon 441 mijë e 512 euro. /Paparaci

JU REKOMANDOJMË

Parashikimi i motit për javën e ardhshme-Ja kur pritet të ketë reshje bore
Kryesore

Parashikimi i motit për javën e ardhshme-Ja kur pritet të ketë reshje bore

17/01/2026 - 20:05
Manipulimi i madh i votave brenda partive, kërkohet aktivizimi i prokurorisë
Kryesore

Manipulimi i madh i votave brenda partive, kërkohet aktivizimi i prokurorisë

17/01/2026 - 19:59
Trump njofton tarifa për tetë vende evropiane pasi ia kundërshtuan planet për Grenlandën
Lajme

Trump njofton tarifa për tetë vende evropiane pasi ia kundërshtuan planet për Grenlandën

17/01/2026 - 19:55
Molliqaj akuzon Qeverinë: Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën
Lajme

Molliqaj: Partitë opozitare përsëri duke vjedhë vota, kështu i shërbejnë veç Albin Kurtit dhe pushtetit të tij

17/01/2026 - 19:43
Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
Lajme

Haliti: Kurti publikisht i tha Osmanit ‘bëji votat vet’ – Presidenti duhet të jetë i dëshiruar nga të gjithë

17/01/2026 - 19:36
Haziri flet për dorëheqjen e Abdixhikut, jep detaje të papritura
Lajme

Haziri flet për dorëheqjen e Abdixhikut, jep detaje të papritura

17/01/2026 - 19:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    351 Shpërndaje
    Shpërndaje 140 Tweet 88
  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Pas ngjarjeve me Limin, menxhmenti i Dolces merr një vendim të papritur

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rinumërohen 120 nga 251 kuti në Prizren: Kandidatëve të PDK-së u hiqen mijëra vota

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë