Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Scholz kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë

08/09/2024 - 20:12
në Kryesore, Lajme
A A
Scholz kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për ripërtëritjen e përpjekjeve për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë se ai dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë pajtuar se nevojitet një konferencë e re për paqe në të cilën do të përfshihej edhe Rusia.

“Besoj se tani është koha të diskutohet se si të arrihet paqja nga kjo gjendje lufte, me një ritëm më të shpejtë”, tha Scholz në një intervistë për transmetuesin ZDF.

Scholzi është nën trysni në vendin e vet, pasi të gjitha tri partitë e koalicionit të qendrës së majtë pësuan humbje të dhimbshme në zgjedhjet rajonale një javë më parë, derisa grupet që synojnë marrëdhënie më të mira me Moskën, fituan më shumë vota.

Partia nacionaliste Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe partia e re BSW, të cilat e kundërshtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit nga Rusia, shënuan arritje rekorde në zgjedhje.

Zelensky tha në korrik se synon ta ketë gati një plan deri në nëntor, në mënyrë që Kievi të jetë në gjendje ta organizojë samitin e dytë ndërkombëtar për paqe në Ukrainë, duke shtuar se në të duhet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Rusia.

Në samitin e parë për paqe në Ukrainë, që u mbajt më 15-16 qershor në Zvicër, zyrtarë të lartë të më shumë se 90 shteteve bënë thirrje që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë themeli i çfarëdo marrëveshjeje për paqe për t’i dhënë fund luftës së Rusisë.

Rusia nuk u ftua në atë samit dhe e cilësoi atë si “humbje kohe”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

JU REKOMANDOJMË

Edhe Gjermania i reagon ashpër Qeverisë: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona
Kryesore

Edhe Gjermania i reagon ashpër Qeverisë: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona

16/09/2025 - 00:25
E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur
Lajme

E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

15/09/2025 - 22:34
Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj
Lajme

Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

15/09/2025 - 22:27
Abdixhiku nga tubimi në Gjilan: Është e qartë se LDK po kthehet në këtë qytet
Lajme

Abdixhiku nga tubimi në Gjilan: Është e qartë se LDK po kthehet në këtë qytet

15/09/2025 - 22:20
Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj
Kryesore

Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

15/09/2025 - 22:11
Rubin e zbuloi në Hagë se ka bashkëpunuar me CIA, Haradinaj: “E kam bërë në shërbim të vendit”
Kryesore

Rubin e zbuloi në Hagë se ka bashkëpunuar me CIA, Haradinaj: “E kam bërë në shërbim të vendit”

15/09/2025 - 21:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë