Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“S’dua të dorëzohemi nga përpjekjet”, çka tha Osmani pas mandatimit të Konjufcës për formimin e qeverisë?

05/11/2025 - 08:46
në Kryesore, Lajme
A A
“S’dua të dorëzohemi nga përpjekjet”, çka tha Osmani pas mandatimit të Konjufcës për formimin e qeverisë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të martën ka marrë vendimin për të mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re, pasi Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi emrin e tij si kandidat për kryeministër.

E para e shtetit tha se e ka mandatuar Konjufcën në përputhje me Kushtetutën.

“Në përputhje me Kushtetutën dhe me të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4, si edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese.

“Mandatimi i z. Konjufca është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë tjetër që Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë presidentes në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht, përgjegjësinë që presidentja të ruajë stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet. Ky është një detyrim i përcaktuar nga vetë Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Osmani.

Pas kësaj, ajo tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë parasysh formimin e qeverisë, sepse sipas saj, është e rëndësishme që të Kosova t’i ketë institucionet, pasi është periudhe e ndjeshme për vendin tonë, përfshirë kërcënimet ndaj sovranitetit nga Serbia.

“Mendoj që është e rëndësishme që në një periudhe kaq të ndjeshme në vendin tonë, përfshirë kërcënimet ndaj sovranitetit tonë nga Serbia, që ne të gjejmë rrugën përpara, që partitë politike shpresoj që të gjejnë mundësinë që në ditët në vijmë të kalohet plani i rritjes dhe së paku zgjatja buxhetore”.

“Ka mundësi që të bëhen gjëra të mira për këtë vend. Shpresoj shumë që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do ta kenë këtë parasysh. Të gjitha veprimet që po ndërmarr janë vetëm e vetëm në funksion të mbrojtjes së stabilitetit kushtetues dhe sigurimit të mirëqenies së qytetasve tanë që duhet të jenë prioritet”, tha Osmani.

E para e shtetit deklaroi më tej se qytetarët kanë humbur mjaftueshëm me moskrijimin e institucioneve, dhe se verdiktin final e japin 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndaj u shpreh që shpreson se partitë të arrijnë një dakordim dhe të shmangin zgjedhjet.

“Ka akoma hapësirë që partitë të arrijnë dakordim. Nuk dua të dorëzohemi nga përpjekjet. Dua të jem optimiste dhe dua që të gjitha partitë politike ta vendosin interesin e shtetit të parin, sepse shumë me më rëndësi se sa zgjedhjet të mbahen në cilën datë, është çka bëjmë në këtë hapësirë para zgjedhjeve. Shpresa ime është që ka hapësirë për diskutime mes partive”, ka thënë ajo.

Presidentja nuk e la pa folur edhe për aspektin kushtetues, se a përbën shkelje mandatimi i Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë.

Ajo tha se Kushtetuta e obligon të veprojë në këtë formë.

“Unë veproj 100 për qind në përputhje me Kushtetutën, e cila nuk më ka lënë rrugë tjetër. Sepse diskrecioni është kur ke disa opsione dhe zgjedh mes atyre që kanë gjasat më të mëdha. Kurse kur ke vetëm një propozim, Kushtetuta thotë Presidentja mandaton. Pikë”, deklaroi Presidentja Osmani, teksa shtoi se “jam 100 për qind e sigurt që kam vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën”.

Pas mandatimit nga presidentja, Konjufca ka kohë 15 ditë që të paraqesë para Kuvendit të Kosovës, ekzekutivin e ri, që duhet t’i marrë të paktën 61 vota për.

Kujtojmë se Kurti mori 56 vota më 26 tetor, duke u bërë i pari në historinë e Republikës të cilit Kuvendi nuk ia votoi kabinetin.

JU REKOMANDOJMË

‘‘Ka shtënë disa herë në drejtim të të ndjerit’’, 1 muaj paraburgim ndaj Nexhdet Zymberajt për vrasjen në Gjakovë

‘‘Ka shtënë disa herë në drejtim të të ndjerit’’,  1 muaj paraburgim ndaj Nexhdet Zymberajt për vrasjen në Gjakovë
18/03/2026 - 11:07

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj Nexhdet Zymberaj për vrasjen e rëndë që ndodhi në...

Më shumëDetails

Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

Qalaj: Duhej të evakuohej edhe Qeveria
18/03/2026 - 10:45

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe ish-deputeti i disa legjislaturave, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një...

Më shumëDetails

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria
18/03/2026 - 10:39

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me bastisjen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), e cila u zhvillua në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me...

Më shumëDetails

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë
18/03/2026 - 10:29

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi në Vjenë pasditen e së martës. Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref...

Më shumëDetails

Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
18/03/2026 - 10:26

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Vjenë, ku në një punishte humben jetën tre shtetas të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi, Kurti u ka shprehur...

Më shumëDetails

“Tre persona janë shoqëruar në polici” – detaje nga aksioni i Policisë në ARBK

“Tre persona janë shoqëruar në polici” – detaje nga aksioni i Policisë në ARBK
18/03/2026 - 10:14

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zbarkuar sot në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK). Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një numër i madh i zyrtarëve policorë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë