Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot në seancën e parë të legjislaturës së XI të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë seancë të parë të konstituimit të parlamentit janë duke mbërritur edhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri, ambasadori britanik, ai i Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Kroacisë, Suedisë, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu është parë të hyjë në ambientet e Parlamentit kreu i KMSH, Bujar Spahiu.
Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.
Vasil Llajo, deputet i Partisë Socialiste, do të drejtojë seancën e parë të Kuvendit, e cila do të mbahet këtë të premte në orën 10:00.
67-vjeçari pranoi këtë rol pasi dy deputetët më të vjetër se ai, Sali Berisha dhe Tritan Shehu të Partisë Demokratike, e refuzuan.
Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. Partia Socialiste do të ketë 83 deputetë, nga të cilët 53 janë emra të rinj.
Foto nga Arkiva