Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Seanca e sotme/ Sindikata e punëtorëve të RTK-së ka një kërkesë urgjente për deputetët

11/02/2026 - 12:24
në Lajme
A A
RTK s’e përfshin në edicionin qendror të lajmeve dorëheqjen e Liburn Aliut, veç pak orë pasi menaxhmenti tha se s’ka censurë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës iu është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me një letër urgjentë, përmes së cilës kërkon trajtim të kërkesave të punëtorëve.

Sindikata ka kërkuar që çështjet jetike të këtij institucioni të trajtohen me prioritet dhe përgjegjësi të plotë, shkruan IndeksOnline.

“SPERTK-ja kërkon që paga e 13-të për punëtorët e RTK-së të realizohet përmes rritjes së buxhetit të institucionit, në përputhje me vendimin e marrë për gjithë sektorin publik. RTK funksionon mbi bazën e një ligji të veçantë dhe nuk mund të trajtohet si institucion periferik apo dytësor.

Me miratimin e buxhetit për vitin 2026, kërkojmë rritje reale të buxhetit të RTK-së, sepse buxheti aktual është i pamjaftueshëm për funksionimin normal të shërbimit publik medial dhe për përmbushjen e obligimeve ndaj punëtorëve” thuhet në letrën e Sindikatës.

Tutje, bëhet e ditur se RTK-ja ndodhet në një situatë seriozë institucionale, gjë për të cilën kërkon zgjidhje nga Kuvendi.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, themeluesit të Radiotelevizionit të Kosovës. Në këtë moment të rëndësishëm institucional, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së kërkon që çështjet jetike të këtij institucioni të trajtohen me prioritet dhe përgjegjësi të plotë.

SPERTK kërkon që paga e 13-të për punëtorët e RTK-së të realizohet përmes rritjes së buxhetit të institucionit, në përputhje me vendimin e marrë për gjithë sektorin publik. RTK funksionon mbi bazën e një ligji të veçantë dhe nuk mund të trajtohet si institucion periferik apo dytësor.

Me miratimin e buxhetit për vitin 2026, kërkojmë rritje reale të buxhetit të RTK-së, sepse buxheti aktual është i pamjaftueshëm për funksionimin normal të shërbimit publik medial dhe për përmbushjen e obligimeve ndaj punëtorëve.

RTK ndodhet në një situatë serioze institucionale: të gjitha pozitat drejtuese janë me ushtrues detyre, gjë që ka paralizuar vendimmarrjen dhe ka krijuar pasiguri funksionale dhe menaxheriale. Kjo gjendje nuk mund të vazhdojë.

Sindikata kërkon nga Kuvendi i Kosovës që, pa humbur kohë, të emërojë Bordin e ri të RTK-së. Zvarritja e këtij procesi po i shkakton dëm të drejtpërdrejtë institucionit, punëtorëve dhe vetë misionit publik të RTK-së.

Njëkohësisht, pas themelimit të Komisionit për Media, kërkojmë që përmes mekanizmave ligjorë të rritet vëmendja institucionale ndaj RTK-së si shërbim publik me rëndësi strategjike për informimin e qytetarëve.

RTK përballet edhe me mungesë serioze të stafit. Në shumë sektorë ka vende të zbrazëta për shkak të pensionimeve, ndërsa disa njësi funksionojnë nën minimumin e nevojshëm të punëtorëve. Kjo situatë rrezikon cilësinë e programit dhe dëmton drejtpërdrejt interesin publik.

Nëse institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin hapa konkretë dhe nuk adresojnë këto kërkesa në mënyrë të menjëhershme, SPERTK do të detyrohet që, në përputhje me ligjin, të ndërmarrë masa sindikale, përfshirë edhe organizimin e grevës.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe stabilitetin e shërbimit publik.

JU REKOMANDOJMË

Hijen në dorën e Gjergj Dedajt, Prokuroria e paraqiti si dhunë nga UÇK-ja: Misetiq publikon pamjet

Hijen në dorën e Gjergj Dedajt, Prokuroria e paraqiti si dhunë nga UÇK-ja: Misetiq publikon pamjet
11/02/2026 - 13:19

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq po vazhdon me deklaratat përmbyllëse në rastin e ish-krerëve të UÇK-së. Ai ka nxjerr në dritë një provë që ZPS ka përdorur...

Më shumëDetails

Mishetiq: Selimi ka spekuluar se Thaçi ka pasur lidhje me komunikatën 59, trupi gjykues s’duhet ta përdorë si provë

Mishetiq: Selimi ka spekuluar se Thaçi ka pasur lidhje me komunikatën 59, trupi gjykues s’duhet ta përdorë si provë
11/02/2026 - 13:08

Avokati Luka Mishetiq tha se për klientin e tij, Hashim Thaçin, nuk ka pasur prova që e lidhin atë me komunikatat apo deklaratat publike të UÇK-së. Megjithatë, ai...

Më shumëDetails

Mbrojtja kundërshton ZPS-në: S’ka prova se Thaçi hartonte komunikatat e UÇK-së

Mbrojtja kundërshton ZPS-në: S’ka prova se Thaçi hartonte komunikatat e UÇK-së
11/02/2026 - 12:57

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka kundërshtuar pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke theksuar se nuk ekzistojnë prova që ai...

Më shumëDetails

Shefat e mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, diskutojnë sigurinë rajonale

Shefat e mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, diskutojnë sigurinë rajonale
11/02/2026 - 12:50

Takimi trilateral i cili u mbajt në Republikën e Shqipërisë në mes të shefave të mbrojtjes së Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin...

Më shumëDetails

“Hashim Thaçi nuk ishte themelues i Shtabit Qendror e as të Përgjithshëm të UÇK-së”

“Thaçi nuk ka qenë në Kosovë një periudhë të gjatë”
11/02/2026 - 12:41

Avokati mbrojtës Luka Mistiq ka deklaruar se Hashim Thaçi nuk ishte themelues i Shtabit Qendror e as të Përgjithshëm të UÇK-së. Mistiq i ka hedhur poshtë pretendimet e...

Më shumëDetails

Misetiq: LDK s’mori pjesë në Qeverinë e Përkohshme se donte më shumë pushtet, jo pse kërcënohej nga UÇK’ja

Misetiq: LDK s’mori pjesë në Qeverinë e Përkohshme se donte më shumë pushtet, jo pse kërcënohej nga UÇK’ja
11/02/2026 - 12:34

Avokati i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq, ka kundërargumentuar pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk mori pjesë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    LAJMI I FUNDIT: Tërmet prej 4.9 shkallë në Kosovë

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Petkoviq: Fakultetit të Shkencave Teknike në veri i është dhënë një muaj afat që të nisë të paguajë qira ose të largohet nga objekti

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mustafa: Kosova zonë sizmike, mund të kemi tërmet deri në 6.5 ballë të Rihterit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rrezikimin e qytetarëve dhe shkaktimin e dëmeve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë