Ish-sulmuesi i famshëm në futbollin evropian, Chicharito pati shansin të ishte heroi i LA Galaxy në ndeshjen ndaj Sporting Kansas.
Por, sulmuesi meksikan u bë figura tragjike e ndeshjes me penalltinë e huqur në aksionin e fundit të ndeshjes.
Chicharito tentoi të shënonte me Panenka, por portieri mysafir e lexoi atë duke ia kapur topin “si mollë”.











