Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s flet për mundësinë e largimit të ushtarëve amerikanë nga KFOR-i në Kosovë

11/03/2025 - 22:34
në Kryesore, Lajme
A A
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s flet për mundësinë e largimit të ushtarëve amerikanë nga KFOR-i në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka folur për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikanë të KFOR-it nga Kosova.

Ai në një intervistë për RTK, ka thënë se kjo nuk është diskutuar në takimet e tij me amerikanë, për Ballkanin Perëndimor.

“Më së pari, duhet të pajtohemi se që nga ardhja e presidentit Trump, në mandatin e tij të dytë, mendoj që ai ka thyer ngërçin e Ukrainës. Mendoj që kjo ka qenë tejet e rëndësishme, pra është me rëndësi që ka pasur takime midis ekipeve amerikane dhe atyre ruse, e ndërsa po flasim mu tani, po mbahet një takim në Arabinë Saudite midis ekipit amerikan dhe Ukrainës. Mendoj që duhet të jemi optimistë, por të matur. E di që të gjitha palët në anën ukrainase, e edhe atë amerikane, të gjithë duan ta çojnë Ukrainën drejt një paqeje të qëndrueshme e afatgjatë, e ky besoj unë është ndikim pozitiv. Fakti që SHBA-ja që ka përmendur kërkesën për aleatët evropianë në NATO që të shpenzojnë më shumë, e me kohë, të arrihet ndjesia e barrës së barabartë, pra kur evropianët të arrijnë të paguajnë më shumë, për mbrojtjen e vet, ndërsa SHBA-ja zhvendoset pak më shumë, ta themi, drejt Azisë, edhe kjo është logjike. Por, kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, mund të them që në të gjitha diskutimet e mia me amerikanë, ata mbesin tërësisht të përkushtuar për Ballkanin Perëndimor, vërtet duan të sigurojnë që ky rajon të mbetet stabil, si dhe ta çojnë në një pikë në të cilën largohemi më shumë nga brengat, e shkojmë drejt të siguruarit që mundësitë vërtet të shfrytëzohen plotësisht, e pastaj edhe të zhvillohen tutje ato mundësi”, ka thënë ai.

Ai tha se NATO vazhdon mbështetjen ndaj Kosovës dhe se do të mbetën të përkushtuar, teksa dhe theksoi katërfishimin e prezencës së trupave në veri.

“Kjo është edhe arsyeja pse unë jam këtu! NATO-ja është e përkushtuar për Kosovën, si dhe do të mbetemi të pranishëm këtu, përmes KFOR-it, si dhe kemi rritur praninë e KFOR-it në Kosovë së voni. Kemi katërfishuar prezencën tonë në veri, kemi trefishuar praninë fizike, ta themi kështu, të KFOR-it në veri, kështu që të gjitha këto janë dëshmi e asaj që KFOR-i synon të qëndrojë si shtyllë e stabilitetit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin. Besoj kjo është e qartë”, ka deklaruar Rutte.

JU REKOMANDOJMË

Komandanti i FSK-së pret ekipin e ISG-së nga SHBA për ushtrimin fushor
Lajme

Komandanti i FSK-së pret ekipin e ISG-së nga SHBA për ushtrimin fushor

16/09/2025 - 14:31
Rubin: Demaçi na tha “o pavarësi ose do të vdesim të gjithë”
Lajme

Rubin: Demaçi na tha “o pavarësi ose do të vdesim të gjithë”

16/09/2025 - 14:17
Rubin: Thaçit i besuam, i thashë ‘Hashim, ne luftuam për ty, do të dilnim shumë keq nëse ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë’
Lajme

Rubin: Thaçit i besuam, i thashë ‘Hashim, ne luftuam për ty, do të dilnim shumë keq nëse ua bëni serbëve atë që ua kanë bërë’

16/09/2025 - 14:10
Rubin pyetet për akuzat e Dick Marty-it: E di që s’doli kurrë diçka prej tyre
Lajme

Rubin pyetet për akuzat e Dick Marty-it: E di që s’doli kurrë diçka prej tyre

16/09/2025 - 13:51
Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë
Lajme

Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë

16/09/2025 - 13:48
Forcat Ushtarake Policore të KFOR-it me ushtrim të përbashkët zjarri në Kampin Bondsteel
Lajme

Forcat Ushtarake Policore të KFOR-it me ushtrim të përbashkët zjarri në Kampin Bondsteel

16/09/2025 - 13:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    190 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kunati i Albulena Haxhiut: Atë që e ka bërë Hashimi e Kadria gjatë luftës, në histori të luftërave mund ta shohim vetëm në kohën e Aleksandrit të Madh

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë