Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sekuestrohet drogë në vlerë prej 600 mijë eurosh në Deçan e Gjakovë, krejt detajet për aksionin e sotëm

28/09/2022 - 15:52
në Kryesore, Lajme
A A
Vdes zyrtari i Gjykatës së Pejës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aksioni i sotëm i zhvilluar në dhjetë lokacione në Deçan e Gjakovë ka rezultuar me arrestimin e shtatë personave, ndaj të cilëve brenda afatit ligjor do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se në komunën Gjakovës janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë.

Sipas prokurorisë vlera totale e drogës së sekuestruar është së paku 600 mijë euro.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dhe armë, telefona, para kesh dhe prova të tjera materiale.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve, sot janë bastisur dhjetë (10) lokacione (Deçan dhe Gjakovë), ku janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit shtatë (7) persona të dyshuar për veprat penale, “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres se kokainës apo kanabisit” nga neni 272 dhe “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë bastisjeve në komunën Gjakovë janë sekuestruara rreth 500 gram narkotikë të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa gjatë bastisjes në komunën e Deçanit në disa lokacione janë sekuestruara dhe asgjësuar rreth 180 bimë të mbjella të narkotikëve të llojit marihuanë, në sasi totale mbi 100 kilogramë.

Gjithashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe armë, telefona, para kesh dhe prova tjera materiale të cilat do shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështje penale.

Vlen të theksohet se vlera totale e drogës se sekuestruara dhe asgjësuar është me se paku 600 mijë euro.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor kundër shtatë (7) të pandehurve do paraqes kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente. ​

JU REKOMANDOJMË

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?
21/11/2026 - 22:53

Ligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026 parasheh ndarjen e 102 milionë eurove për mbulimin e kostos së pagës së 13-të...

Më shumëDetails

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?
21/11/2026 - 22:34

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë të Pejës është përfshirë nga zjarri për herë të dytë, raporton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales

Ky është afati i fundit për apelimin e aktgjykimit të Speciales
21/11/2026 - 21:26

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë afat deri më 27 nëntor për të dorëzuar njoftimet për apel kundër aktgjykimit të shkallës së...

Më shumëDetails

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik
21/11/2026 - 20:18

Çështja e energjisë elektrike dhe paralajmërimet për një dimër të vështirë kanë rikthyer kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin e këtij sektori. Në mesin e kritikëve është...

Më shumëDetails

Kurti jep lajmin e mirë: Projekti i banimit social në Pejë drejt fundit

Kurti jep lajmin e mirë: Projekti i banimit social në Pejë drejt fundit
21/11/2026 - 20:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë lajmin e mirë se projekti i banimit social në Pejë është në fazën finale, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka thënë...

Më shumëDetails

KEK nënshkruan kontratë afro 95 mijë euro për remontin e pajisjeve vitale në “Kosova A”

Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyrave të korporatës
21/11/2026 - 19:52

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 94 mijë e 598 euro e 24 centë për mirëmbajtjen preventive dhe remontin e furnizuesve të thëngjillit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga Kosova dyshohet se mashtruan 85 të moshuara në Norvegji, grupi bënte jetë luksoze

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë