Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sekuestrohet kokainë në vlerë 300 mijë euro në Prizren, arrestohet një person

12/08/2025 - 09:47
në Lajme
A A
Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë ndërmarrë veprime operative të suksesshme që kanë rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të lidhur me substanca narkotike.

Me datë 11 gusht 2025, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

•Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gram;
•Dy (2) peshore elektronike;
•Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;
•Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;
•Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;
•Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;
•Një (1) skalper;
•Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro.

I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendit.

JU REKOMANDOJMË

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Vushtrri

12/08/2025 - 13:42
Arrestohet një person për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Lipjan
Lajme

I arrestuari për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan, pranon fajësinë

12/08/2025 - 13:32
Vr’asja e trefishtë në Gjilan, Mefaili me djem ende në arrati
Lajme

Përpjekjet për kapjen e tre të dyshuarve për vrasjet në Gjilan, Policia: Janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme

12/08/2025 - 13:15
Vendimi i Gjykatës dhe kriza institucionale, Kurti: Ne kemi bërë hapa por nuk ka pasur hapa nga pala tjetër
Kryesore

Kurti: Duhet ta presim aktgjykimin e plotë të Kushtetueses

12/08/2025 - 13:06
Një fëmijë i shpëton më të keqes: Për pak të futet nën rrotat e veturës- puseta ishte gjysmë e hapur
Lajme

Një fëmijë i shpëton më të keqes: Për pak të futet nën rrotat e veturës- puseta ishte gjysmë e hapur

12/08/2025 - 12:57
Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti
Lajme

Bajrami: LVV-ja i ka dy forma për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

12/08/2025 - 12:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    683 Shpërndaje
    Shpërndaje 273 Tweet 171
  • Kush janë katër policët e suspenduar në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • 70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron pse u liruan Mefail dhe Edonis Shkodra

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vrasja në Hajvali – gjithçka që dihet deri tash për rastin që tronditi Prishtinën

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ky është personi i arrestuar për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë