Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një “Lamborghini” në Prizren.
Sipas njoftimit, pronarit i është shqiptuar edhe gjobë.
Tutje, njoftohet se ngasësi ishte një i mitur 11-vjeçar.
“Me datë 21.11.2024 rreth orës 16:05, gjatë patrullimit patrullat policor në fshatin Zhur kanë has në një automjet pa targa.
Ngasësi i automjetit ishte një i mitur 11 vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte prindi i tij, babai.
Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit Lamborghini pa tabela të regjistrimit, poseduesi I mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit” – shkruhet në njoftimin në PK.