Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

03/07/2025 - 00:09
në Kryesore, Lajme
A A
Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas tentativës për fshehjen e veturës së Baronit të drogës, Brilant Bahtiri, birit të Baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri, është arritur që sot, përpjekja e tij për ta futur në Kosovë nga pika e kalimit kufitar Vërmicë/Kosovë, në mënyrë të fshehtë dhe pa u vënë re, të pamundësohet nga autoritetet kosovare.

Falë angazhimit të vazhdueshëm, të pandalshëm dhe të palodhur të hetuesve të Anti-Drogës dhe trajtimit të shumë informatave të ardhura në Policinë e Kosovës, është arritur që vetura superluksoze Lamborghini Urus e Baronit të drogës, Brilant Bahtiri, të ndalohet nga hetuesit e Anti-Drogës së Kosovës dhe e njëjta të sekuestrohet.

Vlera e kësaj veture kap shumën mbi 300.000 euro.

Vlen të theksohet se Baroni i drogës, Brilant Bahtiri, është në kërkim ndërkombëtar në llogari të drejtësisë kosovare në rastin e koduar “Qielli i Thyer”, si dhe babai i tij, Shemsi Bahtiri, i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, është njëherësh i arrestuar në po këtë rast si i dyshuar për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve (heroinë/kokainë), si dhe pastrim parash.

Kujtojmë se nga një operacion i njësitit antidrogë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e INTERPOL-in i datës 04.06.2025  ka rezultuar me arrestimin e 22 personave të dyshuar për trafikim me narkotikë.

Në mesin e të arrestuarve është kapur edhe bossi kryesor i këtij grupi, Shemsi Bahtiri, i cili del të jetë një eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje – i afërt me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën.

Se Bahtiri është i afër me VV’në u konfirmua sot nga vet partia.

Partia e Kurtit përmes një njoftimi ka thënë se kanë marrë vendim që ta largojnë nga partia.

Të dyshuarit janë: Shemsi Bahtiri, Rexhep Nikçi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Buçetaj, Erduan Ismajli, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Ylli Musliu, Safet Ljajic, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardian Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy.

Personat e lartpërmendur janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

JU REKOMANDOJMË

Trump e ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes
Ekonomi

Trump e ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

27/08/2025 - 10:12
Avdyli thotë se Kica bëri vetëvrasje politike me aderimin në LDK: M’u pat dukur shumë inteligjente për të bërë një veprim të tillë
Lajme

Haxhi Avdyli nuk i ndal postimet rrëqethëse: Pse e doni kaq pak vendin tuaj? Kosova ju dha bukë, shtëpi e ju rriti

27/08/2025 - 09:52
Arrestohet një serb në veri për shkelje të rendit kushtetues – dërgohet në mbajtje për 48 orë
Lajme

Ngacmoi dhe shantazhoi ish-të dashurën me foto intime, 53-vjeçari nga Zvicra ndalohet në Fushë Kosovë

27/08/2025 - 09:48
Syla Bashës: Unë po ta uroj, sepse deri tash nuk i pashë ata të Vetëvendosjes se ta uruan
Lajme

Syla Bashës: Unë po ta uroj, sepse deri tash nuk i pashë ata të Vetëvendosjes se ta uruan

27/08/2025 - 09:26
Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Lajme

MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

27/08/2025 - 09:12
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

I kapen 38 qese kokainë një personi në Prishtinë

27/08/2025 - 08:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dimal Basha zgjedhet kryetar i kuvendit të Kosovës

    Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Tregu ballkanik po vërshohet me cigare kontrabandë nga fabrika serbe “Monus” me pronar Predrag Rankovic

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Reuters: Ja çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nuk e pati besimin e të gjithëve, Redzepi ka një fjalë për deputetët që s’e votuan

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë