Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka kujtuar bashkëshortin e saj duke thënë se ai e ka mbështetur, respektuar dhe dashur.
Ajo tha disa fjalë edhe për Roelin, deri sa u shpreh se “nuk e di se kush do t’ia tregoj se nuk e ka babain gjallë”, përcjell rtv21.
“Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, mbi të gjitha më ka falë një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babain e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do t’ia tregoj, por e di që ai është shumë krenar me babain e tij, e ka dashur shumë Shpati, është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të jetë me gjitha të mirat, të rritet me të gjitha virtytet”, tha ajo.
Për Roelin ajo tha se ai do të jetë shumë krenar kur të shoh se sa shumë e ka dashur publiku, babain e tij, Shpatin.
“Roeli do të jetë shumë krenar dhe sidomos do të jetë krenar bashkë kur të shoh se sa prej jush e kemi dashur Shpatin, sinqerisht ashtu siç duhet të duhej Shpati”, u shpreh Selvija.














