Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës.Burime të Gazeta Blic thonë se dy autobusë me protestues po vijnë nga Republika Srpska, në pikën kufitare 31- Në Bërnjak.
“Dy autobusë janë nisur nga Republika Sërpska. Ata pritet t’i bashkohen protestës së paralajmëruar. Ata do të shkojnë në pikën kufitare në Bërnjak”, thonë burimet e Gazeta Blic.Siç raportojnë mediat serbe, bllokada do të fillojë në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës.
Gjithashtu kërkojnë që KFOR-i të merr kontrollin e veriut të Kosovës, raporton GazetaBlic.