Tre shtetas të Serbisë derisa ishin duke qëndruar në një lokal, janë sulmuar fizikisht me shishe, karrige dhe boks hekuri nga tre persona serbë, shtetas të Kosovës.
Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 ne lokalin ”Monte Negro” në rrugën Nemaninja në Leposaviq.
“Me datën 18.10.2025, Policia e Kosovës ka trajtuar një rast të dhunës fizike të raportuar në stacionin policor Leposaviq, ku të dyshuarit, A.B 24 vjeçar, S.R 21 vjeçar dhe N.S 24 vjeçar kishin sulmuar fizikisht tre persona të tjerë”, thuhet në raport.
Njësitet policore kanë intervistuar dhe në vendngjarje kanë takuar viktimat P.S, A.B dhe L.T, te cilët kanë deklaruar se derisa sa kanë qenë duke qëndruar në lokal janë sulmuar nga të dyshuarit dhe verbalisht kanë deklaruar se nuk i njohin personat e dyshuar.
Bëhet e ditur se të sulmuarit së pari kanë pranuar trajtim mjekësor ne QKMF Leposaviq, me pas janë dërguar ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë veri.
Personat e arrestuar pas inetervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.