Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbia i merr mjetet nga Plani i Rritjes, Kosova ende jo

20/06/2025 - 14:48
në Ekonomi, Lajme
A A
Serbia i merr mjetet nga Plani i Rritjes, Kosova ende jo
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Evropian i ka transferuar Serbisë mjetet e parafinancimit nga Plani Evropian i Rritjes.

Në këtë mënyrë, Kosova mbetet i vetmi shtet i rajonit që ende nuk ka përfituar nga kjo pako.

Pa konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë së re në vend, nuk mund të përmbyllen procedurat e domosdoshme që Kosova të nisë të përfitojë financiarisht nga ky plan.

Përveç procesit reformues që vlen për secilin shtet të rajonit, Kosova dhe Serbia kanë edhe një kusht shtesë që i referohet qasjes konstruktive të palëve në dialog.

Serbia kishte deponuar vitin e kaluar, me shkrim, pranë Komisionit Evropian, konfirmimin se mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Ohrit – diçka që e kishte kontestuar, po ashtu me shkrim, dy vite më parë.

Ky konfirmim ishte i domosdoshëm për të vërtetuar se Serbia, në të vërtetë, ka një qasje konstruktive ndaj procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. I njëjti vlerësim pozitiv vlen edhe për Kosovën.

Edhe pse Serbia i kishte përfunduar më herët procedurat e nevojshme për të marrë mjetet nga Plani i Rritjes, pagesa e parë ishte shtyrë për shkak të problemeve të brendshme në këtë shtet.

Situata u përkeqësua kur presidenti serb vizitoi Moskën, duke injoruar vërejtjet e Brukselit. Këto zhvillime ishin ndër arsyet për shtyrjen e dërgimit të pagesës së parë, duke u pritur ulja e tensioneve në mënyrë që të mos krijohej përshtypja se po shpërblehej lidershipi serb për kultivimin e marrëdhënieve me Moskën zyrtare.

JU REKOMANDOJMË

Gërvalla pret në takim lamtumirës Orav: Ai me të vërtetë është mik i çmuar i Republikës së Kosovës

Gërvalla pret në takim lamtumirës Orav: Ai me të vërtetë është mik i çmuar i Republikës së Kosovës
19/03/2026 - 21:03

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka pritur në një takim lamtumirës ish shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Aivo Orav.Sipas Gërvallës, Orav është...

Më shumëDetails

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info
19/03/2026 - 21:01

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar një muaj paraburgim zyrtarit policor Fatmir Uka, i cili ishte arrestuar pas raportimit ekskluziv të Veriu.info nën dyshimin për përvetësim në...

Më shumëDetails

S’ka më terminale doganore private, Kurti: Urime, të gjitha terminalet doganore i kemi publike

S’ka më terminale doganore private, Kurti: Urime, të gjitha terminalet doganore i kemi publike
19/03/2026 - 20:38

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë rreth 15 vendime, prej të cilave edhe atë për dhënie në shfrytëzim të disa ngastrave kadastrale për Doganën. “Urime,...

Më shumëDetails

36 vite LDK në Podujevë, Veliu: U shndërrua në strukturë humbëse, një udhëheqjeje që ka humbur lidhjen me bazën

36 vite LDK në Podujevë, Veliu: U shndërrua në strukturë humbëse, një udhëheqjeje që ka humbur lidhjen me bazën
19/03/2026 - 20:24

Ish-nënkryetari i LDK-së dhe ish-kreu i Degës së LDK-së në Podujevë, Agim Veliu, ka dërguar një mesazh për anëtarët, aktivistët dhe kontribuesit e partisë me rastin e 36-vjetorit të...

Më shumëDetails

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga
19/03/2026 - 19:55

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë Thaçi...

Më shumëDetails

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu

Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu
19/03/2026 - 19:24

Këngëtari nga Peja dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, është lajmëruar në llogarinë e tij në Instagram, për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë