Ministria e Jashtme e Kosovës (MPJ) që për shefe ka Donika Gërvalla-Schwarzin, ia ka huqur sërish në një shkrim në Facebook.
MPJ sot ka raportuar për një takim të ministres Gërvalla-Schwarz me ambasadoren e Emirateve Al Shamsi në Mal të Z.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se Al Shamsi është ambasadore jo rezidente në Mal të Zi, por në fakt ajo është ambasadore në Mal të Zi, por e cila mbulon dhe Kosovën si ambasadore jo rezidente.
Kjo nuk është hera e parë që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ngatërron gjërat.
Ministrja Gërvalla-Schwarzina më herët kishte ngatërruar flamurin e Andorrës me atë të Moldovës, si dhe profilin e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë Veriore Bujar Osmani, me një person tjetër.