Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shala: Deklarata e VV-së për operacionin e FSK-së në Ujman rrezikon të krijojë tension artificial dhe dëmton koordinimin ndërkombëtar

29/07/2025 - 16:34
në Lajme
A A
Shala: Deklarata e VV-së për operacionin e FSK-së në Ujman rrezikon të krijojë tension artificial dhe dëmton koordinimin ndërkombëtar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfshirja e FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit në veri të vendit, ka ngjallur reagime të ndryshme. Por sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ky angazhim është tërësisht i pastër me vendimin e NATO-s dhe KFOR-it, duke pasur qëllim humanitar dhe jo ushtarak.
Shala i tha Lajmi.net se ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe përbën një angazhim legjitim dhe profesional në përputhje me mandatin kushtetues të FSK-së.

“Operacioni i zhvilluar së fundmi në liqenin e Ujmanit, me pjesëmarrjen e FSK-së në bashkëpunim të ngushtë me misionin e KFOR-it, paraqet një angazhim legjitim dhe profesional në funksion të misionit të saj kushtetues për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve”, tha ai.

Ai nënvizon se FSK-ja është e pajisur me kompetenca të plota për operacione të tilla dhe se përfshirja e KFOR-it garanton transparencë dhe mbështetje ndërkombëtare.

“FSK është e pajisur me mandat të qartë për operacione të kërkim-shpëtimit, reagim emergjent dhe asistencë në raste fatkeqësish natyrore, ndërsa pjesëmarrja e KFOR-it dëshmon për transparencën dhe koordinimin ndërkombëtar të këtij veprimi”, vazhdoi Shala.

Shala ka kritikuar deklaratat politike të VV-së, të cilat e kanë përshkruar këtë operacion si “zbarkim të FSK-së në veri”, duke i quajtur të rrezikshme dhe të dëmshme për sigurinë e vendit.

“Megjithatë, deklaratat politike të Vetëvendosjes që e cilësojnë këtë operacion si ‘zbarkim të FSK-së në veri’ kanë potencial të krijojnë tension artificial në terren dhe të deformojnë natyrën e operacionit, duke nxitur një narrativë të panevojshme për ‘militarizim’ të veriut të Kosovës”, tha ai për lajmi.net

Sipas tij, kjo retorikë mund të keqpërdoret nga faktorë të jashtëm për të paraqitur Kosovën si provokatore, këto vijnë veçanërisht nga qarqe të afërta me Beogradin zyrtar, për të ngritur pretendime të rreme për provokim.

“Ky lloj retorike mund të keqpërdoret nga aktorët destabilizues në rajon, veçanërisht nga qarqe të afërta me Beogradin zyrtar, për të ngritur pretendime të rreme për provokim apo shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare”, u shpreh Shala.

Në fund, Shala thekson rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe rolin që luan koordinimi me NATO-n në ruajtjen e stabilitetit.

“Në raport me ndërkombëtarët, është e rëndësishme të theksohet se çdo veprim i FSK-së në këtë rast është kryer me koordinim dhe mbështetje të plotë të partnerëve të NATO-s dhe KFOR-it, duke shmangur çdo interpretim të njëanshëm”, tha njohësi i sigurisë.

Tashmë po raportohet në media vendore se FSK e ka gjetur trupi e 33 vjeçarit mërgimtar, ndonëse ende nuk kemi një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Fitore Pacolli politizon brutalisht vdekjen e mërgimtarit në Ujman, komentuesit: Hajneshë, kthejë paret
Lajme

Fitore Pacolli politizon brutalisht vdekjen e mërgimtarit në Ujman, komentuesit: Hajneshë, kthejë paret

30/07/2025 - 00:10
Franca i jep mbështetje të plotë KFOR-it në Kosovë: Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike
Lajme

Franca i jep mbështetje të plotë KFOR-it në Kosovë: Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike

29/07/2025 - 23:05
Muharremi: A mundemi me pritë kërkim-falje nga dikush që abuzon me tragjedi njerëzore?
Lajme

Muharremi: A mundemi me pritë kërkim-falje nga dikush që abuzon me tragjedi njerëzore?

29/07/2025 - 22:58
Trump vendos tarifë prej 250 dollarësh për turistët, u rikthehen paratë nëse nuk thyejnë ligjin
Lajme

“Është e tmerrshme”, Trump: Melania është thellësisht e prekur nga imazhet e fëmijëve të uritur në Gaza

29/07/2025 - 22:55
“Serbia të njohë Kosovën”, dy kongresistet i shkruajnë Trump: Ndërmjetëso marrëveshjen
Lajme

“Serbia të njohë Kosovën”, dy kongresistet i shkruajnë Trump: Ndërmjetëso marrëveshjen

29/07/2025 - 22:49
Kamberi: Derisa fliste Kurti 4 televizione serbe ndërprenë transmetimin e seancës së Këshillit të Sigurimit
Lajme

Kamberi: Ndërhyrja në Universitetin e Novi Pazarit – përpjekje për ta paraqitur pakicën si element destabilizues e antishtetërorë

29/07/2025 - 22:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Gjendet një person i vdekur në Mitrovicë

    291 Shpërndaje
    Shpërndaje 116 Tweet 73
  • Komandanti i KFOR-it flet për dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Trupi i 33-vjeçarit gjendet në Ujman – familjarët shpërthejnë në lot

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Tentim-vrasje në Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se babai e ka plagosur djalin

    210 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë