Pas një dite të gjatë ku eksponentët e VV-së vërshuan rrjetet sociale me fotografi të një ekipi të FSK-së nga veriu, historiani Azdren Shala tha se është ‘maskaradë’ ajo çfarë është plasuar në publik nga partia e Albin Kurtit sot, shkruan Gazeta Metro.
Shala komentoi politizimin e rastit tragjik të mbytjes së mërgimtarit në Ujman, ku sot në fakt vëmendje nga VV-ja iu dha dërgimit të FSK-së në veri e jo humbjes së jetës. Për Shalën nuk ishte befasi shfrytëzimi i kësaj tragjedie.
“Ky këtu promovon kërcime aty turistike edhe sot kemi viktimë. Po Albin Kurtit këto i duhen, ai e ka keqpërdorur më keq se këtë Astrit Deharin. Maskaradë në vete ai proces”, tha Shala në Rubikon të Klan Kosovës.
Ai tha se është e kuptueshme që të manipulohet me një tragjedi, duke e quajtur Kurtin edhe ‘sociopat’.