Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shala: Moszgjedhja e të gjithë nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve, skenari i ri për bllokim të Kuvendit!

07/10/2025 - 10:59
në Lajme
A A
Shala: Moszgjedhja e të gjithë nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve, skenari i ri për bllokim të Kuvendit!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) e cilëson si skenar të ri bllokues moszgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Fillimisht, ai theksoi se ka vetëm një njoftim të Gjykatës Kushtetuese dhe jo aktgjykim të plotë. Tha se ky është vetëm një skenar bllokues i radhës.

“Para se me kalu te ky njoftim i Gjykatës Kushtetuese duhet me theksu se që nga momenti kur kanë përfundu zgjedhjet, ky nuk është asgjë tjetër përpos se është skenari i radhës, bllokues”, u shpreh Shala.

Sipas tij, ka pasur skenarë të shumtë bllokues gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, duke theksuar edhe votimin e raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve.

“Ne kemi pas skenarë të shumtë bllokues për me kalu përgjatë gjithë kësaj periudhe kohore. Do të thotë, e kujtojmë që ka qenë një kohë që ka pas një krizë politike në lidhje me votimin e një raporti teknik, formal- raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve dhe është humb një kohë edhe në atë pjesë”, theksoi Shala.

Ai foli për zvarritjen lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe çështjen e votimit të mbyllur.

“Më pastaj kemi kaluar te pjesa e kryetarit të Kuvendit, dhe kur e ka pa partia e parë që ka dalë nga zgjedhjet, që nuk e ka shumicën e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit, e ka prolonguar një pjesë të konsiderueshme kohore çështjen se votimi duhet të jetë i mbyllur. Ne kishim më pastaj një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk u zbatua për një periudhë të konsiderushme kohore dhe vetë Gjykata Kushtetuese dul edhe tha se nuk është zbatu aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dhe tha se këto janë rregullat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit”, thotë Shala.

Ndërsa, tha se pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ishte shpresa se Kuvendi po konstituohet, mirëpo sipas tij, doli skenari i ri bllokues me nënkryetarët nga radhët e komuniteteve.

Shala theksoi se IKD vazhdimisht e ka thënë se kjo është një qasje kundërkushtetuese dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i pritshëm.

Më tej, Shala foli rreth Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke i ndarë dy aspekte.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës që kur është miratuar është dizajnuar në atë formë që kryesia e Kuvendit, e para i ka 5 nënkryetarë, e para, si dhe kryetarin e Kuvendit. Ky është aspekti i parë”, u shpreh Shala.

Kurse, për aspektin e dytë tha se Kushtetuta ka përcaktuar dy votime, ai për nënkryetarët nga tri grupet më të mëdha parlamentare dhe ai për dy nënkryetarët nga radhët e komuniteteve joshumicë.

“Aspekti i dytë është se e ka përcaktuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës se duhet të ketë dy votime. Do të thotë, duhet të jetë votimi i parë në pako për tre nënkryetarët nga tri grupet më të mëdha parlamentare dhe votimi për dy nënkryetarë nga radhët e komuniteteve joshumicë. Tash, e kemi thënë edhe paraprakisht, sikurse nuk mund të ndahet votimi për tre nënkryetarë nga tri grupet më të mëdha parlamentare, ngjashëm nuk mund të ndahet votimi as për nënkryetarët nga radhët e komuniteteve”, tha tutje Shala.

Hulumtuesi theksoi se kjo ka qenë edhe në Kushtetutë edhe praktikë e deritanishme, e cila praktikë është ndjekur edhe në vitin 2021 kur kryesues i Kuvendit ka qenë po ashtu Avni Dehari.

Sipas tij, në këtë situatë, mënyra e votimit përmes kalimit në short, pa u plotësuar kushtet për zhvillimin e shortit, ka qenë e pritshme se do të prodhojë rezultat kundërkushtetues.

“Dhe tash e kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që prapë konstaton se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është konstituuar, për shkak se nuk janë zgjedhur gjithë nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kjo është definitivisht e qartë”, shtoi tutje ai.

Gjithashtu, sipas tij, është e pritshme dhe është thjeshtë një konfirmim i asaj që IKD ka thënë vazhdimisht se “përkundër që kryetari aktual i Kuvendit e ka konstatuar si të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk mund të konsiderohet si i konsituuar”.

Ndërkaq, Shala vlerëson që është shumë më e rëndësishme që të lexohet qartë dhe të veprohet me efikasitet dhe jo thjesht që të ndërmerren veprime të tjera që kanë të bëjnë me tentimin për sabotimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Tash sipas dispozitivit të këtij aktgjykimit nga komenti i publikimit të tij, janë 12 ditë afat, brenda të cilit Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet që ta konstituojë veten, që i bie se me hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi, për shkak se Kuvendi nuk është i konstituuar, fillon të rrjedhë përsëri ky afati 48 orësh për caktimin e seancave. Megjithatë, vlerësoj është shumë më e rëndësishme që të lexohet qartë dhe të veprohet me efikasitet dhe jo thjesht që të ndërmerren veprime të tjera, që kanë të bëjnë me tentimin për sabotimin e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, përfundoi Shala. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Trump i thotë CNN-it se Hamasi “po pranon disa gjëra” në bisedimet për armëpushim
Kryesore

Trump i thotë CNN-it se Hamasi “po pranon disa gjëra” në bisedimet për armëpushim

07/10/2025 - 13:02
Kurti – ministrave: Koha për t’i përmbushur zotimet po pakohet, liberalizimi i vizave, meritë e qeverisjes sonë
Lajme

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë sesa Rusia në Europë, BE ta sanksionojë

07/10/2025 - 13:00
Qeveria në detyrë sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ndër të tjera mori disa vendime
Lajme

Qeveria në detyrë sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ndër të tjera mori disa vendime

07/10/2025 - 12:59
Qeveria në detyrë sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ndër të tjera mori disa vendime
Kryesore

Qeveria në detyrë sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ndër të tjera mori disa vendime

07/10/2025 - 12:55
Kapet sasi e madhe e pakove me kolagjen në Vermicë
Lajme

Kapet sasi e madhe e pakove me kolagjen në Vermicë

07/10/2025 - 12:52
Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë sesa Rusia në Europë, BE ta sanksionojë
Kryesore

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë sesa Rusia në Europë, BE ta sanksionojë

07/10/2025 - 12:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentë

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Eksperti i sigurisë: Më 4 maj numër i madh i njësive speciale të Serbisë u nisën drejt Kosovës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Glauk Konjufca e Mërgim Lushtaku bashkë për Leotrim Ajetin në Graçanicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kërcet grushti në Emergjencën e Mitrovicës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Skandal: FC Vushtrria shkel VËRTETIMIN e sponsorizimit, rreth 150 mijë euro të kompanisë Shaip Mikullovcit në pagesa të dyshimta te kompanitë e hekurit jashtë planit të miratuar nga MKRS

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë