Analisti Azdren Shala ka folur rreth procesit të gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Sipas tij, pushtetit i leverdisë dënimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Në emisionin “Kosova Today”, Shala po ashtu shtoi se Gjykata Speciale është duke vepruar në një tjetër univers paralel.
“Dënimi është gati, unë nuk kam dilema që nuk kanë me i dënu, kjo Gjykatë [Speciale] është duke vepruar krejt më një univers paralel. Por te ne nuk ka iniciativë, i vetmi që ka marr iniciativë është Nasim Haradinaj, sepse konsideron me të drejt që aty janë shkelur të drejtat”.
“Në 2019 ne e kemi pasur një iniciativë me zhbë Gjykatën Speciale, a e dini kush nuk i dhënë votat, Lëvizja Vetëvendosje, pas telefonatës që ia bën Rexhep Selimi, Albin Kurtit në burg. Fillimisht kanë qenë pro”, u shpreh Shala.
“Te ne, ne nuk kemi pa iniciativa por heshtje të plotë, që për ne është miratim i plotë, për mua këtij pushteti i leverdisë dënimi i djemve tanë, pikë”, tha ai.