Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shala, SBASHK: Shkollat tona po boshatisen nga nxënësit, por në të njëjtën kohë edhe nga mësimdhënësit

15/09/2025 - 19:30
në Lajme
A A
Shala, SBASHK: Shkollat tona po boshatisen nga nxënësit, por në të njëjtën kohë edhe nga mësimdhënësit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhur me njoftimin nga Ministria e Arsimit për largimin e 629 nxënësve së bashku me familjet e tyre nga Kosova, ka reaguar edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës,SBASHK.

Sipas Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut nëse vazhdon situatë e njëjtë e largimit të nxënësve, atëherë shkollat do të boshatisen.

“Emigrim i tillë ka pasoja të mëdha dhe është gjendje alarmante që duhet të reagojnë të gjitha institucionet, në këtë rast Ministria e Arsimit duhet që të ndërmarrë veprime të shpejta sa nuk është bërë vonë. Shkollat tona po boshatisen nga nxënësit po në të njëjtën kohë edhe nga mësimdhënësit”- tha ajo në një prononcim për GazetaBlic.

Sipas saj, arsyet që po qojnë në largimin e nxënësve dhe mësimdhënësve nga vendi janë kushtet jo të mira të vendit të punës dhe kërkimi i një mirëqenie më të mirë.

“Ky numër kaq i lartë i nxënësve bart me vete edhe një numër të madh të mësimdhënësve të cilët dita ditës po lëshojnë Kosovën, po shkojnë në shtete të ndyshme të Evropës sepse po gjejnë kushte më të mira të punës, mirëqenie sociale më të mirë. Vetë numri i publikuar nga Ministria e Arsimit për emigrim të mbi 600 nxënësve lë për të kuptuar se kushtet e punës në shkollat e Kosovës, nuk janë ato të dëshirueshme” u shpreh Shala.

Ajo tutje theksoi edhe mungesën e mësimdhënësve në lëndët deficitare si matematikë, fizikë dhe shkenca të tjera në disa komuna.

Shala potencon se ndër shkakatrët kryesor që qon në një situatë të tillë është edhe mos konstituimi i institucioneve që nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Një gjë të tillë e shkakton edhe mos konstituimi i institucioneve përgjegjëse që nga 9 shkurti, shkakton pasiguri dhe pasiguria e krijuar në Kosovë, e krijon hapësirën për emigrim edhe të nxënësve e mësimdhënësve”- tha ajo.

Sipas saj, të gjitha komunat janë të prekura nga ky emigrim, pa përjashtim.

“SBASHK-u ka adresuar tek Ministria e Arsimit edhe më herët këtë shqetësim, të largimit të punëtorëve të arsimit, kryesisht të mësimdhënësve por sikur ka hasur në vesh të shurdhër”- përfundoi Shala.

JU REKOMANDOJMË

Rubin: Kishte ekstremistë që ishin kundër Rambujesë dhe të gatshëm të sakrifikonin mijëra jetë
Kryesore

Rubin: Kishte ekstremistë që ishin kundër Rambujesë dhe të gatshëm të sakrifikonin mijëra jetë

15/09/2025 - 20:14
Mbyllja e zyrave paralele në veri, Gjermania: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona
Kryesore

Mbyllja e zyrave paralele në veri, Gjermania: Jo më hapa përshkallëzues, veprimet e tilla rëndojnë marrëdhëniet tona

15/09/2025 - 19:59
Arian Tahiri për “screenshotat” e Faton Pecit: “Le ta harron ai dhe secili që mundet me më shantazhu” – Faton Peci nuk pranon të flas
Kryesore

Arian Tahiri për “screenshotat” e Faton Pecit: “Le ta harron ai dhe secili që mundet me më shantazhu” – Faton Peci nuk pranon të flas

15/09/2025 - 19:59
Osmani u takua me Guerot, diskutuan për funksionalizimin e institucioneve në pajtim me Kushtetutën
Kryesore

Osmani u takua me Guerot, diskutuan për funksionalizimin e institucioneve në pajtim me Kushtetutën

15/09/2025 - 19:56
I dyshuari i Charlie Kirk lidhet me vendin e krimit, thotë shefi i FBI-së
Lajme

I dyshuari i Charlie Kirk lidhet me vendin e krimit, thotë shefi i FBI-së

15/09/2025 - 19:47
Reiffenstuel: Kosova të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia, ndikon negativisht në raport me BE-në
Kryesore

Reiffenstuel: Kosova të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia, ndikon negativisht në raport me BE-në

15/09/2025 - 19:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    Alban Krasniqi del në Facebook pas dëshmisë së James Rubin, mundohet ta sulmojë Hashim Thaçin

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Avokati serb: Vuçiqi sërish e angazhoi Radojiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Unë e di që ti e din që s’mund ta kontrollosh UÇK-në”, Thaçi i buzëqeshur kur lexohet deklarata e Biden për të

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vrasja në tentativë në Vushtrri, arresohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim nga Policia

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mediumi holandez raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë