Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pasi Presidentja Osmani i’u drejtua sot Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar pasojat juridike nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afatit 30-ditor. Krahas kësaj, ajo ka kërkuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme.
Shala ka thënë se Osmani e ka hallin tek vetja dhe se me kërkesën për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, u bë e qartë se edhe Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve.
”Zonjës Presidente i duhet kohë për ta bindur partnerin e ardhshëm politik, qoftë të ri apo të vjetër.” ka shkruar ai.
Postimi i plotë: