Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria

07/01/2025 - 20:27
në Kryesore, Lajme
A A
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, deklaroi se kryeministri Albin Kurti është duke e përdorur gjuhën e manipulimit, me prezantimin e të hyrave të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”.

Në një postim në Facebook, Shala deklaroi se fitimi që gjeneroi kjo ndërmarrje në vitin që lëmë pas është në kurriz të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët, sipas Shalës, “janë shtyrë të paguajnë tarifa më të larta për energjinë elektrike”.

“”Ibër-Lepenci” ka injektuar energji elektrike në sistem në formë të jobalanceve pozitive, kostot e së cilës më pas janë mbuluar nga KOSTT, përmes fondeve të siguruara nga Qeveria e Kosovës. Kjo faturë përfundon/paguhet nga konsumatori i fundit, qytetari”, u shpreh Shala.

Ai shtoi se “veprimet e kundërligjshme të kësaj qeverie dhe korrupsioni masiv i saj në sektorin e energjisë duhet të hetohen urgjentisht nga Prokuroria Speciale”.

Ky është postimi i plotë i tij:

12.5 milionë euro duke e keqpërdorur ligjin dhe mekanizmin institucional të shtetit

Albin Kurti, në frymën e krejt fushatës së tij, paska përdorur armën e tij më të fortë, gjuhën e manipulimit. Ai po lavdërohet me të hyrat e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci”.

Është e vërtetë që ndërmarrja publike ka gjeneruar fitim prej 1.6 milion eurove për vitin 2024, por duhet të tregojmë se ky fitim është në kurriz të qytetarëve të Kosovës, të cilët janë të shtyrë të paguajnë tarifa më të larta për energjinë elektrike. Prandaj, suksesi i vetëm i kësaj ndërmarrjeje nën menaxhimin e VV-së është plaçkitja e qytetarëve.

“Ibër-Lepenci” ka injektuar energji elektrike në sistem në formë të jobalanceve pozitive, kostot e së cilës më pas janë mbuluar nga KOSTT, përmes fondeve të siguruara nga Qeveria e Kosovës. Kjo faturë përfundon/paguhet nga konsumatori i fundit, qytetari.

Nga viti 2020 deri në vitin 2023, kjo ka rezultuar me një kosto të përgjithshme për KOSTT prej rreth 12.5 milion eurove, rrjedhimisht të hyrat për “Ibër-Lepencin”.

Rritja dramatike e të hyrave të “Ibër-Lepencit” dhe mënyra se si është realizuar kjo rritje janë shqetësuese. Përkundër përpjekjeve për ta paraqitur këtë si sukses, realiteti flet për një sistem që dëmton interesin publik dhe qytetarët.

Transparenca dhe zbatimi i legjislacionit mbeten kyçe për të adresuar këtë situatë dhe, në këtë kuptim, presim organet relevante që ta pasqyrojnë çdo veprim të secilës palë të përfshirë në këtë proces.

Veprimet e kundërligjshme të kësaj qeverie dhe korrupsioni masiv i saj në sektorin e energjisë duhet të hetohen urgjentisht nga Prokuroria Speciale.

JU REKOMANDOJMË

Selimi: Çka janë edhe dy javë bllokadë për dosta – Taman me ja mundesu Kurtit zgjedhjet me 28 dhjetor
Lajme

Selimi: Çka janë edhe dy javë bllokadë për dosta – Taman me ja mundesu Kurtit zgjedhjet me 28 dhjetor

04/11/2025 - 22:57
Ekspertët: Arrestimi nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës
Lajme

Ekspertët: Arrestimi nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës

04/11/2025 - 22:33
Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë
Lajme

Daut Haradinaj: Nuk kam votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025 - 22:12
Selimi – Kurtit: “Nëse je BABA, je përgjegjës për qeverisjen, problemet e hallet e njerëzve”
Lajme

Petrit Selimi dyshon që “dy javë bllokadë” janë bërë për dosta me ia mundësu Kurtit zgjedhjet në fundvit

04/11/2025 - 22:05
Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme
Kryesore

Këto mund të jenë dy datat e mundshme për zgjedhje të parakohshme

04/11/2025 - 22:00
A ka Nisma votë për Konjufcën? Limaj: Nuk e votojmë këtë qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem
Kryesore

A ka Nisma votë për Konjufcën? Limaj: Nuk e votojmë këtë qeveri, nuk bëhet shteti kështu bre djem

04/11/2025 - 21:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Lajmërohet pas disa muajsh Mefail Shkodra në arrati: Do të dorëzohem në Polici me djemtë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • LAJMI I FUNDIT: Kurti shkon në takim te Vjosa Osmani

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kurti cakton mandatar të ri për qeverinë? Raportohet se KP i VV’së mblidhet për të votuar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë