“Jemi duke folur për dy sisteme paralele, sistemi kushtetues-juridik i Kosovës, i cili i ndan pushtetet dhe i përcakton kompetencat dhe sistemi paralel i vetëvendosjes që sillen sikur kanë një Kushtetutë paralele, kjo është e papranueshme por po ndodh.
Pra ajo që po quan kryetari i Kuvendit, Dimal Basha si seancë të mbyllur pika ku konstituohet Kuvendi, me fjalë të tjera, zgjidhet kryetari dhe nënkryetari është e pasaktë.
Ajo është e qartë, si e zeza në të bardhë në Kushtetutën e Kosovës. Kuvendi konsiderohet i konstituuar kur zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe 5 nënkryetarë, 3 nga partitë shqiptare dhe dy nga minoritetet, 10 nga pakicat jo Serbe dhe 10 nga pakicat Serbe.
Ne për fat të keq nuk e kemi nënkryetarin nga lista Serbe”, u shpreh Shala.